PS: ERE të japë dorëheqjen
fajtore për kolapsin energjetik

PS: ERE të japë dorëheqjen<br />fajtore për kolapsin energjetik
TIRANE- Partia Socialiste kërkon dorëheqjen e Entit Rregullator të Energjisë, pasi e konsideron ERE si një nga fajtorët kryesorë të situatës së rëndë të krijuar në sistemin elektroenergjitik shqiptar. Sipas deputetit Arben Ahmetaj ky ent, i detyruar nga qeveria ka favorizuar CEZ shpërndarje duke mos e monituar por duke shërbyer si departament ndihmës i tij. Sipas tij ERE është përgjegjëse për situatën elektroenergjitike në vend, ndërsa sistemi energjitike është në kolaps.

“Enti Rregullator i Energjisë është përgjegjësi i drejtpërdrejtë së bashku me qeverinë për gjendjen alarmante, për kolapsin e sistemit elektroenergjitik shqiptar. Enti Rregullator i Energjisë ka si detyrë kryesore të monitorojë, përpos të tjerave, mbarëvajtjen e sistemit energjetik shqiptar. Të monitorojë zinxhirin e kompanive të sistemit energjitik shqiptar dhe sigurisht të detyrojë në bazë të ligjit që këto kompani t’i përmbahen detyrimeve të tyre ligjore që kanë të bëjnë me investimet, që kanë të bëjnë me borxhet midis tyre dhe borxhet me të tretë. Që kanë të bëjnë me uljen e humbjeve në sistem. Që kanë të bëjnë gjithashtu dhe mbi të gjitha me cilësinë e shërbimit ndaj konsumatorëve dhe me uljen e kostos të këtij shërbimi për konsumatorin shqiptar.”- tha sot Ahmetaj në një prononcim për shtyp nga selia rozë.

Ahmetaj e cilëson sistemin energjetik “piramidë e re është e ngjashme me ato të vitit ’96-’97”.

“Sot rezulton që në sistem të kenë borxhe kompanitë midis njëra tjetrës apo ndaj të tretëve apo konsumatorët ndaj kompanive 1.2 miliardë dollarë. Një piramidë e re si ato të ngjashme me të vitit ’96-’97 që rrezikon seriozisht shëndetshmërinë e sistemit financiar, por mbi të gjitha shëndetshmërinë e ekonomisë së familjeve shqiptare.”

Ahmetaj u ndal dhe tek humbjet në rrjet të cilat rezultojnë të jenë shumë herë më të larta se nga viti 2008-2009, që është momenti i privatizimit të kompanisë së shpërndarjes, OSSH-së. “Sot humbjet shkojnë në 45% e ndoshta më shumë në 48%, gjë që e ka sjellë sistemin në prag të kolapsit. Ndërkohë investimet në rrjetin e shpërndarjes edhe po t’i referohemi raporteve të këtij institucioni, pra të Entit Rregullator të Energjisë janë 20% e planeve të zhvillimit apo planeve të investimit.”

Prej një jave deputeti Ahmetaj në emër të PS ka denoncuar situatën e rëndë të krijuar në sistemin elektroenergjitik shqiptar ku rezulton që të kenë borxhe prej 1.2 miliardë dollarësh.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë