TIRANE, 17 Prill/ATSH/- Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama zyrtarizoi të premten pasdite marrëveshjen e arritur me FRD për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, në një deklaratë të përbashkët për mediat, Rama i cilësoi negociatat me kreun e FRD-së, Bamir Topi, si të natyrshme.
Rama tha se do të ndërtojmë një shembull të ri për politikën.
"Po japim shembullin se partitë rivale në nivelin qendror mund të bashkëpunojnë në nivel vendordhe duke u përpjekur pozitivisht për të shtuar në shembull të ri pozitiv e emancipues për politikën shqiptare, ku si në vende të tjera të zhvilluara dhe që kanë kapërcyer me kohë këto nivele konfliktualiteti të lartë politk, parti që janë në opozitë me njëra tjetrën në nivelet e qeverisë kombëtare bashkëpunojnë në nivelin e qeverisë vendore", deklaroi Kryeministri Rama
, /a.gjonaj/ vijon...