TIRANE- Socialistët pavarësisht se janë treguar të kujdesshëm për të mos përmendur mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryesuar nga Berisha, janë shprehur se PS është e gatshmë për zgjedhjet e parakohëshme në çdo moment kur të vijnë dhe për t'i ftuar ato.
Ka qënë sekretari i organizimit i PS, Blendi Klosi ai që për gazetën "Shqiptarja.com" ka deklaruar shkurt dhe qartë se janë të gatshëm për t'i fituar zgjedhjet, sido që të vijnë. Interesimit tonë, nëse situata e sjell që për shkak të krizës së Presidentit apo elementëve të tjerë vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohëshme, PS është gati t'i përballojë dhe t'i fitojë ato, sekretari i organizimit i PS, Blendi Klosi i është përgjigjur "Po. As që diskutohet që ne jemi gati për të përballuar zgjedhjet e parakohëshme kurdo që të vijnë ato dhe për t'i fituar sëbashku me aleatët tanë. Por duhet dhe reforma zgjedhore".
Nga ana e tij sekretari për burimet njerzore në PS, Armando Subashi, njëherësh dhe deputet i Kuvendit nënvizon rëndësinë që kanë përgatitjet e PS, “pasi tashmë jemi në vitin elektoral. Ndërkohë që deri në shtator nuk do të ketë ndonjë surprizë.”
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com