TIRANË - Mazhoranca ka bërë gati raportin voluminoz me 134 faqe të Komisionit Hetimor Parlamentar për policinë e shtetit. Në këtë raport theksohet se akuzuesit, të cilët pretendojnë për shkelje të emrimeve të drejtuesve të policisë, përpara se të hedhin tym mbi këto emërime, duhet të ngrenë akuzë ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, sot President i Republikës, Bujar Nishanin, që në kundërshtim flagrant me ligjin ka emëruar në detyrë, tre ish-Zv/Drejtorë të Përgjithshëm të Policisë si Agron Kuliçajn, Dashamir Maçin dhe Anila Hoxhën.
Agron Kuliçaj, si Drejtor i Departamentit kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda; Dashamir Maçi si Drejtor i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse dhe Anila Hoxha, Drejtore e Departamentit të Trajnimit Policor rezultojnë se nuk kanë pasur as gjysmën e vjetërsisë në shërbim sipas kërkesave që parashikon Ligji për Policinë.
Mazhoranca ka bërë të ditur po ashtu se në bazë të raportit të SHKB-së të vitit 2013, para se Qeveria “Rama” te merrte detyrën, ishte i konfirmuar degradimi i Policisë së Shtetit për moszbatimin e të gjitha kërkesave të udhëzimit“Për përdorimin e burimeve të informacionit, marrjen, administrimin, verifikimin dhe vlerësimin e të dhënave”.
Referencë tjeter është edhe Progres Raporti i BE-së, që në mënyrë eksplicite në tetor 2013 ka parashtruar gjendjen, sidomos në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe krimit ekonomik.
Krimi i organizuar mbetet një shqetësim serioz dhe nevojiten përpjekje të mëtejshme të rëndësishme për të përmirësuar vijimësinë e të dhënave të Shqipërisë.
Numri i konfiskimeve të pasurive kriminale dhe dënimeve për pastrimin e parave mbetet i ulët.
Duhet të intensifikohen ndjeshëm hetimet për pasuritë e fituara nëpërmjet aktivitetit kriminal jashtë, por të investuara në Shqipëri.
Në raport me 3- mujorin e parë të vitit 2013 ka tregues tepër sinjifikativë në shumicën e veprave kriminale, rritjen e forcës goditëse të policisë për shumicën e veprave kriminale dhe trafiqeve të paligjshme, ç’ka bën krejtësisht të pavlefshme pretendimet dhe akuzat e opozitës për impakt negativ të reformës së nisur në strukturat policisë.
Ditën e hënë pritet që ky raport, të cilit i mungojnë përfundimet si dhe ai i opozitës të paraqiten në Komisionin Hetimor Parlamentar për lëvizjet në Policinë e Shtetit për periudhën tetor 2013- janar 2014.
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com