PS, Harasani: Pse lë mandatin
e deputetit, vjen Auron Tare

PS, Harasani: Pse lë mandatin<br />e deputetit, vjen Auron Tare
TIRANE- Socialisti Andis Harasani dorëzon mandatin e deputetit të fituar nga zgjedhjet e 2013-ës. Arsyeja e largimit të shpjeguar nga vetë deputeti në profilin e tij në facebook janë "tërësisht personale" ndërkohë që në vendin e tij do të jetë Auron Tare, pasi renditet pas Harasanit në listën emërore të deputetëve.

Fillimisht për largimin e tij informoi kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në mbledhjen e Grupit PS. Duke folur para deputetëve socialistë Rama tha se largimi i tij ka vetëm arsye personale dhe jo politike dhe se ai do të vazhdojë të mbështesë PS.

Në deklaratën në facebook Harasani shpjegon se largimi është për arsye personale por do të vazhdojë të mbështesë e të sigurojë fitoren e PS-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Pas plot 7 vjetesh si deputet i Partise Socialiste dhe përfaqësues i votuesve të qarkut të Tiranës, kam vendosur të dorëzoj mandatin e deputetit për arsye tërësisht personale. Dëshiroj të siguroj të gjithe votuesit e mi, si dhe të gjithë anëtarësinë e Partisë Socialiste se pavarësisht shkëputjes nga aktiviteti parlamentar, do te vazhdojë të mbështesë dhe të punojë për të siguruar fitoren e Partise Socialiste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”- deklaron Harasani. 

DEKLARATA E HARASANIT NE FACE BOOK

“Pas plot 7 vjetësh si deputet i Partisë Socialiste dhe përfaqësues i votuesve të qarkut të Tiranës, kam vendosur të dorëzoj mandatin e deputetit për arsye tërësisht personale. Dëshiroj te siguroj te gjithe votuesit e mi, si dhe te gjithe anetaresine e Partise Socialiste se pavaresisht shkeputjes nga aktiviteti parlamentar, do te vazhdoj te mbeshtes dhe te punoj per te siguruar fitoren e Partise Socialiste ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ne te njejten kohe deshiroj te falenderoj publikisht Kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama per mbeshtetjen qe me ka dhene dhe bashkepunimin qe kemi patur gjate gjithe ketyre viteve. Nje falenderim i vecante shkon gjithashtu edhe per te gjithe koleget deputete dhe bashkepunetoret e tjere ne Partine Socialiste, me te cilet kam punuar per kauza te rendesishme dhe kemi qene bashkarisht pjese e betejave te veshtira. Une jam i bindur se ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare shqiptaret do te votojne masivisht Partine Socialiste, per te patur me shume punesim, shkolla e spitale me te mira, per te patur nje sistem te ndershem taksimi e per tu shkeputur perfundimisht nga kultura e pandeshkueshmerise dhe korrupsionit. Duke i uruar Kryetarit Edi Rama dhe kolegeve te tjere socialiste pune te mbare dhe suksese ne kete faze finale te betejes tone te perbashket per t'i dhene Shqiperise dhe shqiptareve nje Rilindje te Re, deshiroj te shpreh edhe njehere gatishmerine time per te kontribuar ne fitoren e zgjedhjeve te ardhshme."
harasani ne fcb

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Hezbollah: Ende duhet të shqyrtojmë marrëveshjen e armëpushimit para se qeveria e Libanit ta nënshkruajë

Hezbollah: Ende duhet të shqyrtojmë marrëveshjen e armëpushimit para se qeveria e Libanit ta nënshkruajë