TIRANE- Partia Socialiste e cilëson të dështuar sistemin e drejtësisë në vend. “Shkalla e lartë e korrupsionit dhe mungesa e transparencës kanë sjellë si pasojë edhe mungesën e besimit të qytetarëve tek ky sistem”. Në kuadër të nismës “100 arsye për të mos votuar Berishën”, në një dalje për mediat, deputetja socialiste, Vasilika Hysi, ka akuzuar qeverinë për emërime të politizuara në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese, si dhe ndërhyrje në përvaktimin e vendimeve gjyqësore.

“Shqiptarët janë dëshmitarë të faktit se Berisha ka marrë peng sistemin e drejtësisë në këto 8 vite, dhe nuk ka mundësuar reformat reale për të forcuar ligjin dhe për të ndëshkruar krimin. Korrupsioni është kanceri që ka mbërthyer sistemin e drejtësisë. Partia Socialiste do të rivendosë drejtësinë. Do të rimëkëmbë sistemin duke garantuar drejtësi dhe barazi për të gjithë, sipas standardeve europiane. Do konsolidojmë fuksionimin e shtetit të së drejtës dhe zbatimin e ligjit”, u shpreh Hysi.

Sipas deputetes socialiste, rritja e transparencës dhe forcimi i shtetit ligjor, do të kthejnë besimin e qytetarëve tek sistemi i drejtësisë në vend.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)