PS i kërkon Kolegjit Zgjedhor
përsëritjen e zgjedhjeve në Lezhë

TIRANE - Partia Socialiste, nëpërmjet një kërkesë padie i ka kërkuar Kolegjit Zgjedhor ripërsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës. Kërkesa u depozitua mëngjesin e së premtes nga ky subject, ku u kërkua pavlefshmëria e rezultatit për këtë qark, ku sipas PS-ja janë kryer një sërë shkeljesh të Kodit Zgjedhor në 6 qendra votimi.
 
Partia Socialiste ka pretenduar se shkeljet kanë qënë të tilla që shkaktojnë pavlefshmërinë e zgjedhjeve në këtë qark me pasojë ripërsëritjen e zgjehdjeve dhe për këtë u depotizua një kërkesë padi e jemi në pritje të kësaj çështjeje.
 
Sipas PS-së, analizat kaligrafike kanë faktuar se komisionerët kanë firmosur në vend të votuesve; po ashtu, një pjesë e mirë e zgjedhësve që figurojnë në këto kuti, nuk kanë qënë fare të pranishëm në terrirotin shqiptar.
 
Ndërkaq, Kolegji pushoi edhe ndërprerjen e numërimit në qarkun Shkodër me kërkesë të PS-së.
 
Sipas Beles, “procesi I rinumërimit në Shkodër tani është çështje fakti. Pretendimet absurde që inicuan këtë process dhe paligjshmëria e KQZ-së janë konsumuar dhe ato pretendime nuk qëndronin dhe ishte e panevojshme që të investohej Kolegji Zgjedhor më tej për këtë çështje në një kohë që nuk ka ndryshim rezultati në Shkodër ashtu si në asnjë qark tjetër të Shqipërisë.
 
Rinumërimi i votave në Shkdër thelloi diferencën ndërmjet republikanëve dhe demokratëve që kërkonin një mandat.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Gripi i shpendëve, 3 pulëbardha gjendjen të ngordhura në Lagunën e Karavastas, grupet e punës po monitorojnë fermat

Gripi i shpendëve, 3 pulëbardha gjendjen të ngordhura në Lagunën e Karavastas, grupet e punës po monitorojnë fermat