TIRANË – Partia Socialiste i ka kujtuar sërish, opozitës, 1 milionë të papunët që ia la trashëgim, shifër që ia ka përmendur disa herë rresht gjatë fushatës elektorale.
Deputetja e PS-së, Olta Xhaçka, ka deklaruar sot nga selia e PS-së se “për tetë vjet me radhë, Partia Demokratike qeverisi Shqipërinë duke e zhytur atë në papunësi.
Plot 1 milionë të papunë në kohën e PD dhe ç’është me e keqja, aspak shpresë për shqiptaret për t’u punësuar dhe vendi për t’u rimëkëmbur.
Sot, teksa ekonomia po rimëkëmbet, opozita ankohet. Teksa hapen zyrat e reja te punës dhe mbi të gjitha po punësohen ata që deri dje ishin të papunë, opozita flet për kopje.
Teksa legalizimi falas është bërë realitet dhe javë pas jave shpërndahen falas çertifikatat e pronësisë, opozita kujton "Shaban Tapitë".
Realiteti është se qeveria e re po punon çdo ditë e për të ofruar më shumë siguri, inovacion dhe progres,”ka theksuar Xhaçka.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com