TIRANË- Deputeti socialist, Taulant Balla vijoi sot denoncimin,sipas opozitës, të aferave korruptive të ministrisë së Mbrojtjes për shitjen e plot 17 milionë metra katrorë objekte dhe troje prona të ushtrisë, të cilat po tjetërsohen nga pronësia e shtetit në drejtim të disa privatëve.
Ai akuzon kreun e këtij institucioni, Arben Imami se ka shitur në zonën e quajtur “Rana e Hedhun”, në Shëngjin, ish-repartin e artilerisë bregdetare për vetëm 2.8 milionë lekë. Balla thotë se kjo vlera është disa herë nën vlerën reale të tregut duke u nxitur dhe nga fakti se ish reparti ushtarak shtrihet pranë detit dhe në një pozicion të mrekullueshëm turistik .
“Po u tregojmë shqiptarëve një pronë tjetër që dy vjet më parë ishte në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes. Sot në pronësi të disa privatëve, të cilët ia kanë blerë këtë pronë Ministrisë së Mbrojtjes për 2.8 milionë lekë”, shprehet deputeti socialist, Taulant Balla duke bërë publike dokumentacionin e dhënë, sipas tij, nga vetë Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami por dhe foton e vendit ku shtrihej kjo godinë ushtarake.
Sipas Balles, ky repart është pjesë e skandalit të shitjes së plot 17milionë m2 te trojeve pronave të ushtrisë, të cilat Arben Imami po i tjetërson nga pronësi e shtetit dhe qytetarëve në dore te disa privatëve, kliente te qeverise.
"Ky repart ushtarak që deri dy vite më parë ishte pronë e ushtrisë shqiptare i pozicionuar në një prej zonave më turistike të Shqipërisë, është shitur disa dhjetëra herë nën vlerën reale të tregut. Ky repart është pjesë e skandalit të shitjes së plot 17 milionë metra katrorë objekte dhe troje prona të ushtrisë, të cilat Arben Imami po i tjetërson nga pronësia e shtetit dhe qytetarëve në drejtim të disa privatëve"
Ai ka theksuar se ky proces është "tërësisht jotransparent dhe i paligjshëm", dhe nuk janë marrë në konsideratë nevojat sociale të Forcave të Armatosura.
“Si ka mundësi që në tjetërsimin e këtyre pronave, nuk u kujtuan qoftë edhe një herë të vetme për statusin e ish-ushtarakëve, për ushtarakët e pastrehë. Si nuk u kujtuat për nevojat sociale të komuniteteve pranë këtyre pronave. Fare mirë një pjesë e pronave të ushtrisë që Arben Imami ka shitur dhe po shet, mund të përdoren për nevoja strehimi, për ambiente mësimore apo shërbim mjekësor, qendra sociale për fëmijët apo moshat e treta”, ka theksuar deputeti Balla.
Deputeti socialist mbylli denoncimin e tij duke lëshuar mesazhin se : “Sot më shumë se kurrë të ardhurat reale që duhet të siguronte shteti nga privatizimi i këtyre pronave mund të ishin përdorur për dëmshpërblimin e ish të burgosurve që po vetëflijohen ndërkohë që Saliu me Bujarin, dhe të tjerë si ai, nuk denjojnë të dëgjojnë kërkesat e tyre”.
Akuzat e tij pasojnë ato të dy ditëve më parë për shitjen e ish klubit sportiv "Partizani", me çmim të papërfillshëm, dhëndrit të Sali Berishës.PS: Imami shiti ish- repartin e artilerisë për vetëm 2.8 mln lekë
/Shqiptarja.com