TIRANE-  PS denoncoi katër muaj më parë trafikun e armëve të Ministrisë së Mbrojtjes me vendet që janë në konflikt, ndërsa në lojë janë përdorur firma serbe. Sipas dokumenteve të opozitës, në Jemen u çuan 21 mijë predha, mortajave dhe 4 milionë fishekë, në periudhën fund 2009, fund 2010 dhe fillimi i vitit 2011, kur edhe nisi konflikti civil në Jemen. Sipa dokumentave rezulton se në dhjetor të 2010 Meico ka kërkuar për herë të dytë shtyrjen e afatit të eksportit për 3 muaj, transaksioni është kryer duke përdorur Malin e Zi si tranzit”-akuzoi PS.

Në emër të PS-së, deputeti Erjon Braçe kërkoi që ministri Imami të mbajë përgjegjësinë politike që i takon, ndërkohë kërkoi sqarime se pse në 90% të kontratave shtetas serbë janë pjesë e tyre. “Pse nuk është konsultuar lista e zezë e OKB-së. Pse SHIU nuk e ka hetuar këtë trasanksion kaq problematik. Pse agjencia e eksportit ka humbur licensën për këtë kompani. Njolla që ka marrë Shqipëria është e zezë.

 Përgjegjësia është e rëndë. Politikisht ministri duhet të dorëhiqet. Administrativisht drejtori i SHIU-t duhet të shkarkohet dhe të ndiqet penalisht”,- deklaroi Braçe tetorin e shkuar. Ministria e Mbrojtjes u përgjigj se: “Aktiviteti i shitjes së armëve është tërësisht i ligjshëm si çdo aktivitet tjetër me natyrë kontraktuale. Destinacioni i mallit në dokumentin e saktë që kemi është Gjeorgjia. Kjo kontratë nuk është realizuar pasi Ministria e Mbrojtjes u tregua strikte në kontrollin e dokumentit. “I kemi shitur armë edhe Jemenit, i raportuam në OKB. Në kohën e lidhjes së kontratës nuk ka pasur luftë civile në Jemen në vitin 2010”.


(sg/shqiptarja.com)