Gjatë një takimi me koordinatorët e partisë së tij për Tiranën, Blushi u shpreh se do kërkojë mocion mosbesimi në Kuvend për rrëzimin e Edi Ramës.
Ndërsa përmes një njoftimi për shtyp, PS ironizon deklaratën e Blushit, duke deklaruar se "vlerëson faktin që Blushi ka vendosur më në fund të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 Qershorit".
PS thekson se tashmë vota e popullit do të ndajë politikën e punës nga ajo e llafeve.
Selia rozë nënvizon gjithashtu se ka ndezur motorët e fitores për zgjedhje dhe është e bindur se populli shqiptar do të zgjedhë atë për alternativën e një Shqipërie të duhur.
Deklarata e PS Tiranë:
"Partia Socialiste e Tiranes shpreh kenaqesine qe deputeti opozitar Ben Blushi vendosi te marre pjese ne zgjedhjet e 18 qershorit.
Fale zgjedhjeve te 18 qershorit, shqiptaret do te kuptojne sa vota do te marre Partia Socialiste qe lufton per shtet, punesim dhe mireqenie per Shqiperine qe duam dhe sa vota do te marre nje parti qe lufton vetem per te bere kryetarin e saj minister.
Partia Socialiste eshte krenare per ate cka kemi arritur gjate ketij mandati, per te bere shtet dhe luftuar per drejtesi, duke mbledhur taksat, luftuar informalitetin, rritur rrogat e pensionet dhe duke luftuar vendosmerisht per te cliruar drejtesine nga gjykatesit e prokuroret e korruptuar.
Kemi ende shume per te bere, sidomos per te luftuar per vende te reja pune, njesoj sic luftojme per reformen ne drejtesi.
Nen drejtimin e Kryeministrit Edi Rama ne do te luftojme per Shqiperine qe duam!"
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com