PS ironizon thirrjen e PD: Dilni
protestoni me kriminelë e trafikantë
Partia Socialiste, në një dalje për shtyp, ka reaguar ndaj thirrjeve të opozitës për një tjetër protestë të premten e 23 majit. Në fjalën e saj deputetja e PS Esmeralda Shkjau, ironizoi thirrjen e PD për protestë ndaj qytetarëve duke shtuar se thirrjet në protestë sipas saj e bëjnë personat të cilët bashkëpunojnë me kriminelët e trafikantët.
TIRANE - Partia Socialiste, në një dalje për shtyp, ka reaguar ndaj thirrjeve të opozitës për një tjetër protestë të premten e 23 majit. Në fjalën e saj deputetja e PS Esmeralda Shkjau, ironizoi thirrjen e PD për protestë ndaj qytetarëve duke shtuar se thirrjet në protestë sipas saj e bëjnë personat të cilët bashkëpunojnë me kriminelët e trafikantët.
“Qytetarë dilni në protestë dhe mbështesni ata që për tetë vjet me radhë ngritën bastionin e drogës në
Lazarat, linjat e drogës në tokë, det e mesa duket edhe ajër! Dilni e protestoni bashkë me prodhuesit e drogës, të cilët sigurisht sot kanë të gjitha arsyet pse të jenë të pakënaqur nga puna e policisë dhe e shtetit, që trafikun e drogës po e ndëshkon. Dilni në protestë dhe mbështesni ata që hapen kanalet e kontrabandës së naftës dhe cigares, që sigurisht sot janë të mërzitur pasi pagesat e majme për djalin apo vajzën e kryeministrit nuk ua hapin më dyert si gjatë tetë viteve të fundit. Dilni të premten në protestë për të mbështetur organizatorët e shpërthimit tragjik të Gërdecit dhe vrasjeve të 21 Janarit, që sot më shumë se kurrë kanë filluar ti tremben drejtësisë, që mund të vonojë ende se ende e kanë në dorë me veglat e tyre, por s’do harrojë në asnjë mënyrë të çlirohet e të bëj drejtësi.” tha Shkjau
Ndër të tjera Shkjau tha se opozita po shpif ndaj punës së qeverisë me akuza e protesta për të ndalur rrugën Europiane të Shqipërisë, në një kohë kur vendi pritet të marrë përgjigjen e statusit kandidat. Ajo shtoi se edhe autoritetet gjermane falenderuan punën dhe bashkëpunimin e policisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit.
“Të gjithë në protestë, bashkë me punonjësit e ujësjellësit e të gjelbërimit të Bashkisë Tiranë, pavarësisht se sot gjermania zyrtare falenderon Policinë e Shtetit shqiptar për punën e kryer dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në ndaljen e trafikut të drogës. Dilni në protestë, pasi tani që statusi i vendit kandidat duket thuajse i sigurtë, tani që të gjitha fuqitë e mëdha duan ta mbështesin Shqipërinë, opozita sigurisht që duhet të tentojë çdo gjë për ta ndalur rrugën tonë drejt Europës. Të dashur miq, në emër të kryetarit të Partisë Socialiste, të Grupit tonë Parlamentar, ju kërkojmë thellësisht ndjesë për shqetësimin e krijuar nga kjo valë tërbimi pseudo-opozitar. Shpif shpif se diçka do të mbetet është motoja e tyre, lufto e prapë lufto kundër krimit e korrupsionit është motoja e secilit prej nesh. Dhe sot fatkeqësisht, kjo opozitë e mjerë është bërë pasqyra ku krimi e korrupsioni frymëzohen duke mos u ndjerë vetëm në luftën me shtetin e me ligjin.” përfundoi Shkjau
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.3%
-
Të gabuar
13.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5356
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor, 15:33
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor, 10:56
-
Gjirokastër/ Zjarr në tokat bujqësore të Lazaratit, dyshohet se zjarrvënësi është pronari i tokës
29 Gusht, 15:43
-
SKEDA/ Precedentët kur trafikantët e drogës kanë luftuar me Policinë! Nga Gate Mahmutaj dhe beteja në Lazarat, te plagosja e efektivëve
21 Gusht, 17:37
-
Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare
10 Gusht, 15:19
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
VIDEO/ Digjet banesa në Lazarat
22 Korrik, 22:34
-
Zjarr në një parcelë në Lazarat, shoqërohet në polici zjarrëvënësi
22 Korrik, 08:47
-
Gjirokastër/ Kultivonte cannabis sativa në oborrin e banesës, 1 në pranga
10 Korrik, 10:44
-
Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)
28 Qershor, 16:45
-
'Rikthehet' kanabisi në Lazarat, arrestohen babë e bir po kujdeseshin për bimët narkotike në oborrin e shtëpisë
16 Gusht 2023, 10:07
-
Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, gjysma e fshatit pa energji elektrike
11 Dhjetor 2022, 09:42