PS: Ja pse nuk e votuam raportin e ERE

PS: Ja pse nuk e votuam raportin e ERE
TIRANË - Deputetët socialistë japin alarmin se sektori energjitik në Shqipëri po shkon drejt kolapsit. Pas largimit nga komisioni i veprimtarive prodhuese ku u kundërshtua raporti i Entit Rregullator të Energjisë, deputeti socialist Artan Gaçi flet për Shqiptarja.com. Sipas tij, mazhoranca fsheh të vërtetën për situatën, abuzimin me çmimin dhe të fshehtat e blerjes së energjisë nga Serbia.

z. Gaci, pse ju dhe deputetët e tjerë të PS e braktisët mbledhjen e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese?
ERE, nëpërmjet kryetarit të saj dhe me mbështetjen e deputetëve të PD, kërkon që raportin vjetor për 2011 ta shesë si histori suksesi për sektorin e energjisë. Sipas tyre, energjia në vend ka njohur zhvillime shumë të mira, por e vërteta qëndron krejt ndryshe. Për ne, mjafton të bazohemi te abuzimet e shpeshta me çmimin, një herë thonë rritet e një herë thonë jo.

Çfarë ka që nuk shkon sipas jush?
Unë argumentova edhe në komision që për ne, sektori i energjisë në Shqipëri është në prag kolapsi. Krahas çmimit që thashë me sipër shtë edhe abuzimi me koncensionet e hidrocentraleve apo ndërtimin e të rinjve. Psh: Janë dhënë mbi 200 leje për ndërtimin e HEC-eve, ndërkohë që të gjithë jemi dëshmitarë se asnjë prej tyre nuk është eficencë. Duket sikur lejet jepen sa për të kaluar rradhën sepse, jo vetëm që asnjë projekt nuk vihet në punë, por nuk ka asnjë kontroll për këtë maninë e licensave.

Keni debatuar edhe lidhur me blerjen e energjisë…
Në fakt ky është skandal më vete. Të gjithë e dimë që Kosova, një pjesë të energjisë që konsumon e prodhon nga qymyri. Kjo ka kosto të ulët. Dhe çfarë bën qeveria jonë? Nuk e blen këtë energji nga një vend që e shet më lirë dhe që prapëseprapë paratë mbeten mes trojeve shqiptare, por e blen energjinë nga Serbia, e cila ia shet 10 herë më shtrenjtë se sa do të kushtonte po të blihej në Kosovë.

Sa e ndërlikon gjendjen, futja në borxh e Koorporatës?
Në borxh është zhytur i gjithë sistemi energjitik, ndaj ne themi që situata nuk është aq rozë sa kërkon ta shesë mazhoranca. CEZ është në borxh tek KESH dhe tek qytetarët, vetë KESH është në borxh tek qeveria dhe tek donatorët. Është një histori borxhesh që sa vjen e thellohet dhe bëhet çdo ditë e më e rrezikshme.

Ai i paraqitët këto në prani të drejtuesve të ERE-s?
Sapo ne nisëm të argumentonim “Pse” ishim kundër raportit të Entit Rregullator, deputetët demokratë nisën të ndërhynin duke mos na lënë aspak hapësira për të folur. Kjo bëri që, ne të ndërprisnim fjalën dhe të largoheshim nga komisioni, duke i qëndruar mendimit se sektori energjitik në Shqipëri është në gjendje shumë kritike dhe e vërteta po fshihet nga qeveria.

(Bisedoi: ALBANA QEHAJAJ)

(aq/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje