PS jo e vetme në zgjedhjet e 30 qershorit, në 15 mars firmoset koalicioni (Detajet)

Partia Socialiste, ndryshe nga zgjedhjet parlamentare ku kërkoi që timonin ta kishte e vetme, do të veprojë ndryshe në zgjedhjet lokale. Ajo do të krijojë sërish Aleancën për Shqipërinë Evropiane, pasi votat e partive të vogla kanë rëndësi specifike në garën e bashkive. Më shumë se sa për fitoren e kryetarit të bashkisë, partitë e vogla janë të nevojshme që e majta të ketë shumicën në këshillat bashkiakë, pa të cilat kryetarët e bashkive janë thuajse të paralizuar në funksionimin e tyre. Riaktivizimi i Aleancës për Shqipërinë Evropiane, sipas vendimit të Asamblesë së PS të siguruar nga Report TV, do të bëhet 4 takime, nga janari në prill. Takimi i parë do të mbahet në janar, një takim publik ku PS do të diskutojë me aleatët e saj jo parlamentarë ku do të diskutohet Kodi Zgjedhor, programi qeverisës dhe organizimi i përbashkët.

Takimi i dytë i PS dhe partive të vogla do të mbahet në shkurt për punën përgatitore për nënshkrimin e marrëveshjes e cila është parashikuar të nënshkruhet në 15 mars, që shënon dhe takimin e tretë të koalicionit. Gjatë muajit prill do të zhvillohen takime të përbashkëta konsultative në nivel qarku më faktorë të partive të vogla për përcaktimin e kandidatëve për këshillat bashkiakë.

Ndërkohë, paralelisht me punën me koalicionin PS ka një kalendar të përcaktuar për strukturimin brenda vetes. Një grup pune me 10 anëtarë i drejtuar nga Taulant Balla do të punojë deri në kongresin e 23 marsit për ndryshimet statusore. Ato parashikojnë transformimin e Forumit rinor të PS dhe atij të Gruas, jo si struktura ekskluzive të anëtarësisë, por si grupe interesi të regjistruara pranë partisë që bëhen pjesë e debatit pa qenë të detyruar të jenë pjesë e PS.

Ndërkohë, Asambleja e PS ka hartuar axhenda me afate specifike për strukturat elektorale vendore. Në nivel qarku, bashkie, njësie administrative dhe qendre votimi do të jenë të përcaktuara tre struktura: ajo e koordinatorit elektoral, atij digjital dhe për emigracionin.  Me koordinimin digjital, çështje të cilën kryesocialisti Rama e ka prioritet parësor, synohet që nga kryetari i partisë tek anëtari apo mbështetësi më i largët i saj, të përcillen mesazhe e informacione përmes ëhatssup për një rrjetëzim më eficent të shpërndarjes së informacionit. Kjo piramidë me tre shtylla duhet të ngrihet brenda janarit.

Ndërkohë, emigracioni do të jetë i fokusuar në Greqi dhe Itali. Në dokumentin e Asamblesë thuhet se PS do të mundësojë edhe këto zgjedhje transportin e emigrantëve që do të shprehin vullnetin të votojnë. Brenda 27 shkurtit do të hapen zyrat elektorale në nivel bashkie, dhe po në shkurt duhet të përfundojë dhe analiza e listës së zgjedhësve ku të evidentohen votuesit potencialë të PS, të lëkundurit dhe ata që kanë votuar kundër PS.  Nuk ka afate të parashikuara për publikimin e kandidatëve të PS-së për kryebashkiakë, por deri në 30 mars, PS do të grumbullojë nga baza propozime për këshilltarë bashkiakë.

( Kliko këtu ) për dokumentin e plotë të agjendës politike të PS

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 04/01/2019 22:37

    Ky eshte nje LAJM I MIRE SE TIMONIERI NUK DO TA DREJTOJE I VETEM DIKUSHI BRENDA MAKINES SE DIKTATORIT DO LUAJ MARRSHET DHE SHPRESLJME QE MAKINA E DIKTATORIT TE RREZOHET NE GREMINE

    Përgjigju
  • altin tani: 04/01/2019 18:47

    per mendimin tim pd-ja e lulkes do ngelka vetem me mediun dhe nard ndoken.dash shehu sa te shohi sa raki do i ofroje edi do i beje naften lulkes duke thene per te miren e zhvillimit te vendit.duka do dali me vete deri sa edi ti ofroje ndonje tender e k***t e lsi-se do lepihen me edin por kan per te ngelur me shqupin.minoritaret me ne krye ate qe e kthen nga fryn era do presi deri ne fund pastaj perfundon me ps-ne.kush e ve me bast(per finta se na arrestojne) qe keshtu do ndodhi?

    Përgjigju
  • Lymi: 04/01/2019 15:36

    Pse per kaq e doje timonin ti?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja