PS kallëzon kreun e Burgjeve,
Dibrën: Po blen vota me ushqime

TIRANË – Partia Socialiste ka kallëzuar penalisht Drejtorin e Burgjeve, Gazmend Dibrën, për blerjen e votës së qytetarëve me anë të shpërblimeve. Ky fakt u denoncua nga media dy ditë më parë dhe sot, Partia Socialiste e Tiranës dorëzoi në Prokurorinë e Tiranës, kallëzimin e firmosur nga kryetari i saj, Saimir Tahiri.
 
Tahiri e ka publikuar kallëzimin në profilin e tij në Fb. Aty vihet në dukje se kërkohet “fillimi i procedimit penal per kryerjen e vepres penale të “Dhënies së shpërblimeve dhe  premtimeve”, parashikuar ne nenin 328 te Kodit Penal, e konsumuar nga shtetasi Gezmend Dibra, kandidat per deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Referuar filmimeve të bëra nga gazetarët e emisionit investigativ “Fiks Fare”, shfaqur për publikun në datë 11.06.2013, rezulton se nga ana e shtetasit Gazmend Dibra por edhe personave të tjerë të paindetifikuar nga ana jonë në këtë moment, janë kryer veprime të cilat parashikohen nga ana e Kodit Penal dhe konkretisht nga neni 328 i tij si veper penale.

Konkretisht, nëpërmjet këtyre filmimeve vihet re në mënyrë të qartë fakti se në një njësi tregtare në rrugën “Myslym Shyri”, shpërndaheshin pako me ushqime për qytetarë -votues në Tiranë, duke iu kërkuar në këmbim të marrjes së pakove, votimin për subjektin zgjedhor “Partia Demokratike e Shqipërisë”, - vë në dukje Tahiri.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë