TIRANE - Partia Socialiste është kundër mundësisë së shtyrjes së datës së zgjedhjeve. Burime nga PS-ja theksuan për gazetën “Shqiptarja. com” se varianti që po qarkullon më shumë në diskutimet politike se data e zgjedhjeve të shtyhet për një muaj për shkak të reformës territoriale nuk është e mundshme. Argumenti kryesore që po përdoret është mandate i kryetarit të Bashkisë. Konkretisht këto burime theksojnë se mandati i kryetari të bashkisë është 4 vjeçarë dhe i tillë është i sanksionuar edhe në Kushtetutë dhe për rrjedhojë, nuk ka sesi ky mandat të shtyhet për një muaj ose më shumë.