PS kundër listave të hapura 
Çuçi: Sjellin konflikt në parti

TIRANE - Ministri i Çështjeve Vendore, Blendi Çuci është i pari zë nga qeveria që arrtikulohet hapur kundër kandidimit të deputetëve në zgjedhje me lista të hapura. Propozimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim që u duk se përçau dhe demokratët , nuk gjen mbështetjen e aleatit të madh qeverisës, Partisë Socialiste.

Sipas tij, ky propozim i Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilin e bëri publik për herë të parë kryetari Ilir Meta, krijon konfliktualitet brenda partisë dhe me rivalët politik.

"Çështjen e listave nëse duhet të jenë të hapura ose të mbyllura nga eksperienca ime sa e njof unë realitetin shqiptar, sa e njof une përgjithësisht funksionimin e sistemeve zgjedhore në rajon unë mendoj që është tërësisht e papërshtatshme për Shqipërinë në këto momente që flasim në fazën e kapaciteteve administrative që ne kemi, konfliktualitetit përgjithësisht administrativ dhe klimës mosbesimit që ka në Shqipëri qoftë nga partitë politike ose më saktë aty buron i gjithë ky konflikt nga mosbesimi midis vetë forcave politike që pastaj transferohet edhe në organet administrative, mendoj që nuk do të ishte një zgjidhje e mençur për Shqipërinë fakti i votimit me lista të hapura sepse jo vetëm që e komplikon nga pikpamja administrative për nxjerrjen e rezultatit por krijon një presmisë për të rritur konfliktualitetin gjë të cilën ne e kemi me bollëk besoj dhe këtu biem dakort të gjithë. Nuk ka rëndësi konfliktualiteti është brënda partisë apo me rivalët, ajo që s duhet të ndodhi është që s duhet të ketë frymë konfliktualiteti gjatë proçesit zgjedhor dhe kjo është shumë e rëndësishme dhe e dobishme për të pasur një klimë zgjedhore të qetë, plus që dhe shumë vënde dhe të rajonit po mendojnë që ti largohen pikërisht sistemit me lista të hapura."-tha Çuçi

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Alarmoi RENEA-n, ja çfarë u gjet në apartamentin e katit të 8-të tek Astiri (VIDEO)

Alarmoi RENEA-n, ja çfarë u gjet në apartamentin e katit të 8-të tek Astiri (VIDEO)