TIRANE – “Kerkojmë një përgjigje nga ekipi Basha – Malltezi: a do të zihen dy skarpatet e gjelbra të Lanës për të ndërtuar linjën e tramvajit?” Me këtë dhe pyetje të tjera ka dalë sot në një konferencë shtypi Artan Lame, anëtar i grupit të punës për Programin e Partisë Socialiste.
"Megjithëse kanë kaluar disa ditë", tha Lame, "as nga Bashkia Tiranë e zotit Basha, dhe as nga grupi i oponencës mjedisore i zotit Malltezi, nuk është dhënë asnjë përgjigje publike për pyetjet që po bëjmë që prej një muaji. Kemi publikuar listën e parqeve dhe lulishteve që sipas këtij Plani kthehen në zona ndërtimi. Ende presim përgjigje nga dikush që të ketë kurajën, të dalë dhe ta përgënjeshtrojë atë, por jo me fraza të përgjithshme, por emër për emër.
Nga dhjetëra telefonata dhe kontakte qytetarësh që të shokuar na pyesin, po veçoj sot vetëm tre prej tyre:
1. Tirana aktualisht ka vetëm një korridor të gjelbër, i cili i shërben të gjithë qytetit, Korridori i Lanës.
Pyesim: A i qëndrojnë z. Basha dhe z. Malltezi, hartës nr. 32 të Planit të tyre, e cila parashikon zënien e të dyja skarpateve të gjelbra të Lanës për të ndërtuar tramvajin?
2. Në vlerësimet që bën z. Malltezi për gjelbërimin në Tiranë, nuk ia thotë goja që të ruhen parqet dhe lulishtet ekzistuese, por flet vetëm për krijim parqesh të reja në erë.
Pyesim: A i qëndrojnë asaj që thuhet në f. 128 të Studimit, ku shkruajnë se për shtimin e gjelbërimit në Tiranë do të përdoret, citoj:
“Gjelbërimi i bahçeve të shtëpive private; gjelbërimi i tarracave të pallateve”. Këtu babëzia i ka lënë vendin talljes me të gjithë ne.
3. Parku i Namasgjasë, f. 133 e Rregullores. Citoj: “NënNjësia: 2/62.
Kategoritë e lejuara të përdorimit të tokës dhe strukturave në të: Nën-njësi strukturore e Përzier, Banim, Shërbim Publik dhe Përdorim i veçantë për qëllime fetare.
Tipologjitë e propozuara të strukturave: Zhvillime të strukturave të larta.
Koeficienti i shfrytëzimit të tokës për përdorimin banim (Ksht) shkon nga 50%-70%”.
Sot kjo nënnjësi është e gjitha lulishte dhe, përveç kësaj është e vetmja lulishte historike e Tiranës; dhe për më tepër e shpallur edhe “Park monument Kulture”.
Ftojmë këdo nga ekipi Basha-Malltezi," përfundoi Lame, "të ulemi në një tryezë publike në çfarëdo televizioni të duan, për të debatuar për të gjitha denoncimet e bëra prej nesh. Në ditët e ardhme do të vazhdojmë thjesht të citojmë vetëm pjesë nga Plani Basha-Malltezi, për t’ju shpjeguar bashkëqytetarëve tanë se çfarë sëpate po ngrihet mbi qytetin tonë".
Redaksia Online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Plani i ri urbanistik i Tiranës u miratua në 15 shkurt nga KKT-ja