PS:Largimi, e vetmja gjë e mirë
që Basha mund të bëj për Tiranën

PS:Largimi, e vetmja gjë e mirë<br />që Basha mund të bëj për Tiranën
TIRANË - E vetmja gjë e mirë që Luli mund të bëj për Tiranën sot, kur i ka harruar të gjitha premtimet e tij, është të largohet nga Bashkia e Tiranës. Kështu ka deklaruar Sekretari Ekonomik në Partinë Socialiste Ervin Bushati.
 
Sipas tij Basha i ka harruar të gjitha premtimet e bëra gjatë fushatës si atë  për tramin, për parqet, për unazën e re, edhe për bulevardin, projekte që nuk i zbatoi kurrë
 
“E vetmja gjë e mirë që Luli mund të bëj për Tiranën sot, kur i ka harruar të gjitha premtimet e tij, edhe për tramin, edhe për parqet, edhe për unazën e re, edhe për bulevardin, projekte që nuk i zbatoi kurrë; por edhe për hapjen e vendeve të punës që nuk i hapi, edhe për uljen e taksave që se bëri, është të largohet nga Bashkia e të vazhdojë të merret bashkë me plakun e SHQUP-it me opozitën që sot fatkeqësisht, është jashtë parlamentit njësoj si Luli që është jashtë Bashkisë”,- u shpreh Ervin Bushati.
 
Ndërkohë duke iu përgjigjur deklaratave të kreu të Bashkisë Basha, sipas të cilit Qeveria i ka bllokuar projektet për zhvillimin e qytetit, Ervin Bushati u shpreh se të gjithë qytetarët e Tiranës e dinë se është kryetari i Bashkisë më i dobët që ka pasur kryeqyteti.
 
Ndërsa ka theksuar edhe premtimin e Bashës se nuk do të merrej me politikë Bushati shtoi se tani ai e ka braktisur detyrën plotësisht dhe e vetmja gjë që bën me bashkinë është politikë.
 
“Katër vjet më parë, kur bënte fushatë për të marrë votat e qytetarëve të Tiranës, Luli premtoi se do të gjelbëronte qytetësin e do të zhdukte betonin. Por çka bëri në realitet? Ka dhënë leje ndërtimi pa karar, ku ka mundur, në çdo cep të qytetit. Njësoj si rasti i murit njëzetkatësh tek liqeni, apo shumë e shumë lejeve të pabesueshme që do t’ia tregojmë publikut në ditët në vazhdim. Luli premtoi se Tiranës i duhej një kryebashkiak dhe jo një politikan. Por sot e shohim Lulin teksa e ka braktisur detyrën plotësisht dhe e vetmja gjë që bën me bashkinë është politike. Njësoj si sot, kur tenton të politizoje edhe fëmijët në kopshte e çerdhe, pavarësisht se ai e di mirë se buxheti i bashkisë është votuar si asnjëherë më parë edhe nga maxhoranca, edhe pse kryetari i Bashkisë i përket minorancës”,-tha Bushati.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë