PS letër Berishës: Heshtja për
vdekjen e minatorëve, kriminale
Grupi Parlamentar i PS-së, i drejtohet Kryeministrit Berisha nëpërmjet një letre, ku e akuzon se po hesht ndaj vdekjes së minatorëve, duke e cilësuar “si heshtje të përmasave kriminale”. Reagimi i PS-së merr shkas nga ngjarja e djeshme, në të cilën humbi jetën një minator.
TIRANE - Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i drejtohet Kryeministrit Berisha nëpërmjet një letre ku e akuzon se po hesht ndaj vdekjes së minatorëve, duke e cilësuar “si heshtje të përmasave kriminale”. Reagimi i Partisë Socialiste merr shkas nga ngjarja e djeshme në të cilën humbi jetën një minator në galerinë e minierës në Martanesh.
“Z. Kryeministër, heshtja Juaj ndaj situatës në Bulqizë nuk mund të ketë shpjegim tjetër veç kapjes së shtetit, korrupsionit dhe nënshtrimit ndaj karteleve mafioze që kanë zaptuar Bulqizën. Por njëkohësisht, heshtja Juaj është edhe simbol i injorimit të shtetit ligjor, parlamentarizmit dhe detyrimit Tuaj kushtetues për të dhënë llogari para deputetëve”, lexohet në letrën e Grupit Parlamentar të PS.
Nën kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Saimir Tahiri sqaron në letër se Kryeministrit i është kërkuar 2 herë të paraqitet në interpelancë urgjente për çështjen e Bulqizës, ndërsa të gjitha këto kërkesa “janë sot të stivosura në sirtarin e znj. Jozefina Topalli, e vijon të sillet më shumë si kujdestare e ndonjë konvikti vajzash, sesa si Kryetare e Kuvendit”.
Heshtja mbi numrin e humbjes së jetës së minatorëve në galeritë e minierave, siç cilësohet në letër, “nën hundën tuaj, është thuajse kriminale”.
“Inventari makabër i minatorëve që trajtohen si skllevër dhe i minierave që janë kthyer në kampe përqendrimi të kohëve moderne, do bënte të dridhej e të kërcente nga karrigia, dhe njeriun më të pashpirt, jo më Kryeministrin e vendit”, shkruhet në letrën e PS.
Në përfundim, nën kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kërkon gjithashtu nga ana e Kryeministri Berisha që "të detyroni Ministrin Tuaj t’i përgjigjet kërkesës për informacion lidhur me aspekte po të së njëjtën çështje”.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
86.2%
-
Jo
8.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 1792
Lajme të tjera
-
Çfarë mendojnë amerikanët mbi aktpadinë ndaj Trump?
31 Mars, 22:43
-
Panik në ndeshjen Marseille-Montpeiller, lojtari humb ndjenjat në minutën e 17-të
31 Mars, 22:39
-
‘Kush futet ilegalisht në Britani, nuk do përfitojë kurrë azil’/ Zyrtarja britanike në OKB kundërshton qeverinë e Sunak: Përmbys sistemin global për mbrojtjen e refugjatëve
31 Mars, 22:38
-
'Fishta' ulet në Rinas, Rama: Shkon në 4 flota jonë e avionëve të kompanisë së flamurit
31 Mars, 22:21
-
Një italian i dënuar për mashtrim, paraqitet si dëshmitar i inceneratorëve në Syri TV
31 Mars, 22:16
-
Akuzohen për përdhunim dhe trafik qeniesh njerëzore, Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu dhe vendosen nën arrest shtëpiak
31 Mars, 22:08
-
Berisha asgjësoi PD-në, grupi i ‘qylit’ pa fuqi, demokratët ‘jetimë’
31 Mars, 22:06
-
’14 maji’/ Analisti Karaj: Alibeaj të dorëzojë vulën, duhej të futej në zgjedhje me 61 kandidatë! Kthupi: Meta-Berisha s’kanë program politik! Sulaj: Në qershor do ketë zgjedhje në PD
31 Mars, 22:04
-
U godit për vdekje me thikë nga burri në Itali, fqinjët flasin për 56-vjeçarjen shqiptare: Ajo jetonte me frikë, kishin debate të vazhdueshme
31 Mars, 22:03
-
Associated Press: Qyteti shqiptar që shpreson të tërheqë turistë me tunelet e Enver Hoxhës
31 Mars, 21:51
-
SPECIALE/ ‘Rrugës’, ekspozita që takoi artin e dy miqve artistë! Nga ‘Betimi i Hipokratit” tek kontrasti bardh e zi, Koko e Shijaku sjellin 32 punime në skulpturë dhe grafikë
31 Mars, 21:39
-
Berisha nxjerr ‘kartën’ e PPSH/ Kryekomunisti Marko Dajti kandidon për Bashkinë e Tiranës me firmën e Flamur Nokës
31 Mars, 21:35