PS-LSI marrin shumicën në
këshillat bashkiak Fier, Durrës, Elbasan
Edhe në Durrës e Fier këshilltarët e PS dhe LSI në këshillat bashkiakë unifikuan votat për të marrë shumicën.
TIRANE - Edhe në Durrës e Fier e Elbasan këshilltarët e PS dhe LSI në këshillat bashkiakë unifikuan votat për të marrë shumicën.
Në Durrës sot paradite pas një takimi të gjatë të këshilltarëve PS dhe LSI kanë vendosur të bashkojnë votat, duke bërë që mazhorancën në këshill tashmë ta kenë të majtët. Në një komunikim me mediat, kreu i LSI në Durrës, Lefter Koka tha se ky vendim erdhi në shërbim të komunitetit durrsak.
“LSI dhe PS do bashkojë votat në çdo komunë e bashki dhe ndryshimet marrin shkak nga shkarkimi i Muhos. Kështu, do të vazhdojë puna për balancimin e pushtetit vendor dhe largimin e militantëve të PD nga institucionet”- u shpreh Koka. Në Durrës këshilli bashkiak ka 25 anëtarë të majtë dhe 20 të djathtë.
Në një lidhje telefonike në televizionin A1 Report, përfaqësuesi I partisë Socialiste në qarkun e Fierit dhe pretendues për kreun e këshillit të qarkut, Vangjel Ndreko konfirmoi se PS dhe 5 anëtarë të LSI kanë bashkuar votat gjatë ditës së sotme.
“Janë 52 këshilltarë që përfaqësojnë të majtët me bashkimin e votave me LSI-në në këshillin e qarkut të Fierit. Në këto kushte, të djathtët janë mbetur vetëm 44, cka do të thotë se ne kemi ligjërisht drejtimin e këshillit të qarkut të Fierit”, u shpreh Ndreko. Ai ka shtuar se pas këtij ndryshimi, kreu aktual i këshillit të qarkut të Fierit, Artur Shehu, duhet të japë dorëheqjen, në të kundërt brenda 10 ditësh sipas tij do të krijohet një mocion mosbesimi për largimin e tij në mënyrë ligjore.
Edhe në këshillin bashkiak të Elbasanit kolacioni i këshilltarëve të PS me LSI-në ka bërë që të majtët të kalojnë në mazhorancë. 21 këshilltarë të Partisë Socialistë janë bashkuar me 4 të LSI-së, duke lënë në minorancë 20 këshilltarët e aleancës për qytetarin. Pas këtij ndryshimi, pritet që kreu i këshillit bashkiak Blendi Himci të shkarkohet gjatë mbledhjes së ardhëshme.
(2:19:51 PM) Korce, nderrohen emrat e fshatrave
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2994
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15