Koalicioni PS-LSI nuk ka gjetur ende konsensusin për përzgjedhjen e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare. Kryeparlamentari Ilir Meta gjatë votimit në seancën e djeshme në parlament nuk ka hedhur në votim emrin e Arjan Salatit të propozuar nga deputet e PS-së për këtë pozicion.

Vendimi i kryeparlamentarit Meta dhe kreut të LSI-së vinte dy ditë pasi deputetët e tij në Komisionin Parlamentar të Ligjeve Spartak Braho dhe Petrit Vasili kishin shprehur pakënaqësitë e tyre për këtë propozim.