PS-LSI-PDIU miratojnë me 88
vota vettingun, PD lë Kuvendin

PS-LSI-PDIU miratojnë me 88<br />vota vettingun, PD lë Kuvendin
Kuvendi ka miratuar në seancë të jashtëzakonshme, vetëm me votat e mazhorancës PS-LSI-PDIU, projektligjin për “Për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve” ose siç quhet ndryshe, vettingun.

88 vota shkuan pro vettingut, ndërsa 1 votë ishte abstenim, ajo e Vangjel Dules së PBDNJ, i cili është rreshtuar me koalicionin opozitar.

Opozita nuk mori pjesë në votim, pasi më herët braktisi punimet e Kuvendit. 

Fillimisht ishte raportuar se seanca do të zgjaste deri në mesnatë, por gjatë diskutimeve pati vetëm katër folës, ndërsa pjesa tjetër e deputetëve, rreth 20, u tërhoqën. Sikurse nuk munguan as replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kreut të qeverisë Sali Berisha. 

Për Partinë Socialiste foli vetëm Pandeli Majko, Eduard Halimi prezantoi qendrimin e PD, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta foli në emër të grupit të LSI, Fatmir Mediu për grupin e PR dhe Mesila Doda në emër të grupit të PDIU.

Mazhoranca PS-LSI-PDIU kishte në sallën e Kuvendit 88 deputetë, ndërsa për miratimin e vettingut i duheshin 84 vota.
 
Ndërkohë, demokratët mbajtën qëndrim kritik ndaj projektligjit, pasi sipas tyre, miratimi i draftit më 22 gusht vetëm me votat e mazhorancës në Komisionin e Posaçëm, është cilësuar si antikushtetues nga PD.

Nga ana tjetër, mazhoranca mbrojti projektligjin, duke deklaruar se vettingu do të spastrojë drejtësinë nga të korruptuarit. Sipas shumicës, kundërshtimet e opozitës vijnë si rrjedhojë e frikës që kanë eksponentët e saj nga reforma në drejtësi. 

Zhvillimet e Kuvendit për vettingun minutë pas minute

Ora 19:40 Rama pas seancës: Reforma nuk ndalet, i hapëm rrugë zbatimit të saj

Pas miratimit të projektligjit “Për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve” kryeministri Rama ka deklaruar se sot kasta e të korruptuarve mori një mesazh të qartë. Rama theksoi se miratimi i ligjit i hap rrugë zbatimit të reformës në drejtësi. Opozita vijon me politikën e saj të dëshpërimit, vijoi kryeministri, duke theksuar se nuk ka mbetur njeri që beson se kjo opozitë vërtëtë kërkon të reformojë drejtësinë

Sot kasta e të korruptuarve e ka marrë mesazhin të qartë. Shqiptarët morën nje tjetër konfirmin të vullnetit të patundur të shumicës për ti dhënë vendit drejtësinë e mohuar për kaq shumë vite. Drejtësia ishte kthyer në mall që shitet ose blihet. Kemi miratuar ligjin bazë të një sërë ligjesh që do ndërtohen hap pas hapi. Ky proces historik do të kërkojë vite. Sot i kemi hapur rrugë zbatimit të reformës në drejtësi. Ata që transferohen në pallatin e ri të drejtësisë duhet të kalojnë procesin e skanimit.
Nuk ka mbetur në këtë njeri që mundet të vazhdojë të besojë në shprehjet e vullnetit të kësaj opozitë për të mbrojtur kushtetutën. Nuk ka mbetur njeri që beson se kjo opozitë vërtëtë kërkon të reformojë drejtësinë. Opozita vijon me politikën e saj të dëshpërimit. Nuk ka vend për të pasur vrasje ndërgjegje që kaluam ligjin vetëm me votat e shumicës. Ne i kishim votat, por e pritëm opozitën që të reflektojë. Kemi bërë çdo gjë për të afruar palët. Kjo është një reformë që nuk ndalët, sepse kështu do populli shqiptar. Çdo përpjekje për ta ndalur do të dështojë, siç dështuan përpjekjet për ta penguar në emër të konsensusit. Konsensusi u imponua nga ndërkombëtarët.  Sot kaloi një ligj që ne e kemi kërkuar me këmbëngulje.
 


Ora 19: 34 Mazhoranca miraton me 88 vota ligjin e vettingut
Me 88 vota "pro" dhe 1 abstenim, Kuvendi ka miratuar ligjin e vettingut, një prej 7 ligjeve të reformës në drejtësi. Opozita nuk mori pjesë në votim, pasi më herët braktisi Kuvendin. 



Ora 19:20 Majko: Të votojmë ligjin e kthimit të moralitetit të drejtësisë
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko tha gjatë diskutimeve për ligjin e vettingut në Kuvend, se miratimi i tij i kthen moralitetin drejtësisë. Ligjvënësi socialist kërkoi votën e anëtarëve të Kuvendit për miratimin e ligjit, pasi siç u shpreh ai, koha e të paprekshmëve ka marrë fund.
 
"Diskutimi për reformën e drejtësisë e kapërceu kufirin e një debati normal. Drejtësia shqiptare është kthyer në një varrezë morale të shoqërisë. Vettingu është një nga momentet më të sulmuara të reformës në drejtësi. Prekja e sovranitetit të vendit u përdor si justifikim. Është fakt që drejtësia në Shqipëri është e shkatërruar.
 
Vettingu, do kontrollohen pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Do vlerësohen lidhjet e mundshme me krimin e organizuar të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Vëzhguesit e huaj do të mbikëqyrin vendimmarrjen.
 
Opozita po nxjerr justifikime për të mos votuar vettingun. Është bërë rezistencë ndaj reformës në drejtësi. Kjo rezistencë organizoi një energji të paprecedentë antiperendimore. Opozita ka frikë për të votuar vettingun. Drejtësia, angazhimi ynë për të drejtuar vendin drejt perëndimit. Koha e të paprekshmëve mbaroi, të votojmë ligjin e kthimit të moralitetit në drejtësi"
.

majko

Ora 19:18 PD braktis Kuvendin pas fjalimit të Halimit
Deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur seancën ku po diskutohet projektligji për vettingun. Ligjvënësit demokratë kanë lënë ulëset pas fjalimit të deputetit Eduard Halimi. 

Ora 18:43 Halimi: Ligji i vettingut në shkelje me Kushtetutën
Deputeti i PD, Eduard Halimi tha se projektligji për vettingun shkel Kushtetutën e vendit. Ai tha se është barbari juridike që 3 drejtorë të Ramës të verifikojnë figurën e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
 
"Shqipërinë e ka mbuluar droga dhe varfëria. Plantacionet ruhen me armë si në Kolumbi nga baronët e drogës. Industria e krimit po përdoren në zgjedhjet e Dibrës dhe në zgjedhjet e ardhshme. Trafikantët e drogës janë në administratë dhe parlament. Aleanca e krimit po drejton fushatën e PS në Dibër. Nuk është drejtësia fajtorë, sa është kjo qeveri. Krimi është futur në polici dhe administratë. Qeveria, Ky parlament dhe politika ka dështuar.
 
Nëse nuk do ishim ne do e bënit reformën sipas projektit të rilindjes. Drafti kushtetues i një viti më parë i jepte drejtësinë në dorë Ramës. Të gjitha emërimet do të bëheshin nga ai, prandaj ne si opozitë ndërhymë. Komisioni i ishte aleati më i besueshëm për ne. Ne si opozitë mbrojmë gjyqtarët dhe prokurorët e ndershëm.
 
Drafti i rilindjes u rrëzua 38 herë nga Komisioni i Venecias. Rama kërkonte që byronë e hetimit ta kishte në varësinë e tij. Të zbatohet me përpikmëri kushtetuta e 22 korrikut. PD nuk ka patur asnjë dilemë për vettingun, për të larguar një herë e përgjithmonë gjyqtarët e prokurorët e korruptuar. Mbështetëm pa asnjë ekuivok miratimin e vettingut sipas Venecias. Ligji i vettingut është në kundërshtim më kushtetutën. ILDKP nuk e ka besimin e palëve politike sot. 3 drejtorë të kryeministrit do të bëjnë vettingun, kjo është e papranueshme. Procesi për vettingun është antikushtetues, selektiv dhe paradoksal. Është barbari juridike që 3 drejtorë të Ramës të verifikojnë figurën e gjyqtarëve dhe prokurorëve
", u shpreh Halimi. 

Pas fjalimit të deputetit të PD, ligjvënësit demokratë u larguan nga salla e Kuvendit. 

halimi

Ora 18:42 Armando Prenga merr pjesë në Kuvend

Deputeti Armando Prenga merr pjesë në Kuvend. Mësohet se Prenga do të votojë pro ligjit të vettingut. Në seancë është edhe deputeti Doshi, i cili mësohet se do të votojë për miratimin e ligjit të vettingut, duke iu bashkuar mazhorancës

Ora 18:35 Meta: Qëndrimi i PD për vettingun, jo bindës
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u shpreh se qëndrimet e opozitës për ligjin e vettingut nuk janë bindëse. Ai i kërkoi pakicës në Kuvend që të votojë në parim dhe nen për nen ligjin, si dhe të bëhet pjesë gjatë votimit të amendamenteve të propozuara prej tyre.  
 
"S'më duket shumë bindës qëndrimi i opozitës, por kjo është e drejtë e saj. Opozita ka shprehur shumë pretendime dhe për shumë riformulime dhe një pjesë e tyre janë marrë në konsideratë. S'shoh asgjë esenciale që të pengojë votimin nga opozita, ashtu edhe pjesëmarrjes së saj gjatë votimit të amendamteve që ka pretenduar. Disa pretendime e kam të vështirë t'i kuptoj, për cenimin e besueshmërisë së disa institucioneve", u shpreh Meta.
 
Kreu i Kuvendit theksoi se Kuvendi është i vonuar në miratimin e ligjit, ndërsa shtoi se ai, vettingu, duhet të miratohet sot. 

"Vettingu është ligji më i rëndësishëm i reformës, duhet votuar patjetër sot sepse kemi një afat. Opozita nuk është e përqendruar. Të japim një mesazh të përgjegjshëm për këtë ligj. Nuk mund të paragjykojmë gjithmonë gjithçka. Kërkoj një klimë më konstruktive porsa i takon reformës në drejtësi. Të mos ngatërrojmë çështjet e tjera të politikës më këtë reformën në drejtësi. Ta ndryshojmë këtë sistem njëherë e përgjithmonë. 
 
Ky ligj dhe 2 të tjera duhet të raportoheshin me 1 shtator si të miratuar nga Kuvendi. Duhet të respektojmë afatet e vendosura nga ndërkombëtarët. Kur konsensusi nuk u arrit për disa javë nuk mund të arrihet për disa orë"
, tha Meta. 
 
Kryetari i LSI, ui referua edhe konsensusit të 21 korrikut, kur u bë e mundur miratimi i reformës në drejtësi me votë unanime. 

"Ka një dallim themelor mes konsensusit të 22 korrikut dhe konsensusit të sotëm. Me 22 korrik kishim të bënim me konsensus për kushtetutën, ndaj isha aktiv në rolin tim negociues. Konsensusi për reformat kushtetuese duhet të realizohet me opozitën. PS-LSI-PDIU kishin 88 vota në 22 korrik", tha ai.



Ora 18:25 Doda: PDIU, jo as nën mëngë, të votohet ligji i dosjeve
Deputetja e PDIU, Mesila Doda u fokusua në fjalën e saj gjatë seancës së vettingut në Kuvend, te ligji i hapjes së dosjeve, i cili ende s'është miratuar. Duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, Doda tha se PDIU nuk mund të përdoret si as-i nën mëngë, ndërsa kërkoi miratimin e ligjit të dosjeve. 

"U duk sikur 140 votat pro reformës do të ngjallnin një frymë të re kundër së keqes. Por sot jemi sërish në një ditë halli. Asgjë nuk ka rilindur, as shëtitorja e Vlorës as kjo sallë. Me 22 korrik nuk kishim asnjë kushtëzim për votat, megjithëse ishte rasti për kushtëzime. PDIU është këtu për të prodhuar politike, jo kulisa. I famshmi ‘tregu cam’, mund të ishte tregu i PS, PD, apo LSI, por PDIU nuk bën pazare. Bashkëpunëtorët e sigurimit nuk mund të jenë në drejtësi, i ftoj të japin dorëheqjen. Ata duhet të përjashtohen kudo në piramidën e shtetit. Të përjashtohen edhe nga karriera politike. Hapni dosjen në politikë, në media, në administratë. Kur sollëm ligjin për dosjet, u sollët si fëmijë tekaniozë. 

Pse nuk është ngritur komisioni për hapjen e dosjeve? Jemi në këtë asallë për të prodhuar politike. PDIU nuk mund të përdoret si as-i nën mëngë. Ju ftoj të votojmë ligjin, jo thjesht për shqiptarët, por edhe për t'i shpëtuar fytyrën politikës
", u shpreh Doda. 

mesila

Ora 18:17 Berisha: Pas një muaji, Rama s'do jetë Kryeministër
Në replikë me kryeministrin Edi Rama, Berisha insistoi se pas një muaji vendi do ketë një kryeministër tjetër. Sipas tij, ky do të jetë shtatori i fundit Kryeministër për Ramën.
 
"Kur të thashë do të thyej turinjtë në çdo nen, kisha parasysh Venecian, jo doreza boksi. Mbase pas një muaji nuk do jesh më kryeministër, vendi mund të ketë një kryeministër tjetër. Ky do jetë shtatori i fundit për Ramën. Ne si opozitë jemi serioz, duam që të zbërthejmë ligjin sipas standardeve evropiane. Nuk duam që kryeministri që vjen pas një muaji të kapë drejtësinë. Dy vite rresht të kemi rrezuar të gjitha nenet, t'i valëvizje flamurin e SHBA-BE. Mundësia e zbatimit të ligjit është ndërtimi i Byrosë Kombëtare të Hhetimit. Rama ka hallin e Surrelit dhe të CEZ-it".

Ora 18:05 Rama: Çdo politikan, legjendar apo historik s'do i shpëtojë drejtësisë
Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë seancës se, vettingu do t'i japë fund drejtësisë së kthyer në mall që shitet dhe blihet. Duke iu drejtuar demokratëve, Rama tha se ata që i kundërvihen reformës, kanë probleme me drejtësinë.
 
"Moment i rëndësishëm i kurorëzimit të reformës në drejtësi. Vettingu i hap rrugë fshesës së hekurt të pallatit të drejtësisë. Ligji pastron ata që kanë marrë peng drejtësinë në këtë vend. Marrin fund ata që kanë kthyer drejtësinë në një mall që shitet dhe blihet. Ata që i kundërvihen reformës kanë problemë më drejtësinë, ata që pengojnë reformën e ndiejnë se çfarë vjen pas reformës", u shpreh Rama.
 
Kryeministri u shpreh edhe më qartë, duke dhënë një mesazh konkret se asnjë politikan, historik apo legjendar, s'do i shpëtojë drejtësisë.
 
"Ta votojmë këtë ligj si shumicë dhe të mbrojmë themelet e programit tonë qeverisës. Jemi i pari koalicion qeverisës që e kemi shkruar në program reformën në drejtësi. Janë bërë shumë ironi se si mund ta shkruanim ne në program kur reforma kërkonte 94 vota. Arritëm të kalojmë edhe testin e shumicës kushtetuese me 140 vota.
 
Opozita bën sikur kontribuon për të përmirësuar draftet. Nuk iu lë ajo që këni thëllë në barkun e shtëpisë tuaj. Gjykatësit nuk do e ushtrojnë profesionin nëse nuk përmbushin kushtet.
Çdo politikan, sado legjendar e historik do e ketë të pamundur t'i shmanget përballjes me drejtësinë. Nuk mund ti shmanget pëtgjegjesisë duke i bërë thirrje njërës pjesë të shqipërisë kundër tjetres. Ky soj politikanësh e ka kufirin tek thana, dhe thana është reforma në drejtësi
", deklaroi Rama.
 
Kreu i qeverisë u shpreh se vettingu do të miratohet me votat e mazhorancës. Sakaq, lidhur me pretendimet e opozitës, Rama tha se s'mund të ketë konsensus që bie ndesh me parimet e SHBA e BE.
 
"Ata që u detyruan ti bashkohen konsensusit nga presioni popullor dhe i BE-SHBA. Muri i 94 votave u shemb përpara derës së SHQUP. Jemi gati të festojmë edhe fitore të tjera, mos u ndani nga treni i fitores. Shqiptarët e dinë se kush e ka penguar drejtësinë që të reformohet dhe të normalizohet. Nuk kemi pse të rrahim gjoksin se kush e do më shumë drejtësinë. Kemi vetëm një gjë për të bërë, të votojmë ligjin. Bëmë të gjitha përpjekjet për konsensus. Nuk mund të ketë konsensus allashqiptarçe që bie ndesh me konsensusin e SHBA-BE. Menuja e ndërkombëtarëve duhet të merret e gjitha. Në këtë proces nuk jemi sovranë të zgjedhim veç çfarë nga pëlqen nga rregullat e BE-SHBA, por duhet të përvetësojmë të gjitha normat", tha Rama. 



rama

Ora 17:55 Berisha: Po rrëzohet reforma, t'i qëndrojmë parimeve dhe Kushtetutës
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi mazhorancën se po rrëzon reformën në drejtësi. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se kryeministri Rama po hedh në erë dy vite pune për reformën.
 
"Seanca u thirr si e jashtëzakonshme, por emergjence e emergjencave është shndërrimi i Shipërisë në Kanabistan. Nga zonat më të thella të alpeve deri në Konispol përbën ngjarjen më të rëndë në këto vite. Dua të uroj Ramën që zgjodhi Arben Ndokën President të Mundjes. Ulsi Manja të përgatitet t’i lëshojë vendin Ymer Lalës. Rama po identifikon veriorët si kriminelë dhe po u lëshon kriminelë. Kjo është urrejtja më e madhe racore.
Jemi të vendosur si opozitë të luftojmë vetëm për standardet. Por prishet konsensusi i sanksionuar në kushtetutë për vettingun
(6:00:13 PM) Jemi të vendosur si opozitë të luftojmë vetëm për standardet. Por prishet konsensusi i sanksionuar në kushtetutë për vettingun.
Duhet që tu përmbahemi amendamenteve të ligjit. Kemi rënë dakord për vettingun, pse ndryshuat qëndrim. Berisha Ramës të kemi thyer turinjtë sa herë kemi dashur dhe do t'i thyejmë prapë. Nuk mund të prishësh 2 vite punë. Sipas Kushtetutës veettingu bëhet nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Hajdeni të bëjmë ligjin për BKH. Ne bëmë kushtetutën e drejtësisë dhe e miratuam me qëllimin më të mirë. Kjo seancë t'i kushtohet kanabisit. Komisioni të ulet dhe të gjejë aplikimin e amendamenteve kushtetuese, zbërthimin e tyre. Nëse keni thënë se me vettingun do merreth BKH, s'mund t'ia delegojmë me ligj tjetër kujt. Të bëjmë ligjin
", u shpreh Berisha.
 
Berisha, duke iu drejtuar Ramës, tha se ky është shtatori i fundit i tij në pushtet.
 
"Rama ka hallin e Arben Ndokës dhe Ymer Lalës. Me këto që bën nuk do marrësh asnjë votë. Ky është shtatori i fundit i Ramës në pushtet", shtoi Berisha. 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën