PS-LSI rrëzojnë Nishanin, nis 
​shkarkimi i KLD, ndryshon policia

PS-LSI rrëzojnë Nishanin, nis <br />​shkarkimi i KLD, ndryshon policia
TIRANË - Mazhoranca ka miratuar aktin e fundit të ndryshimeve në ligjin mbi KLD, duke i hapur rrugën dhe shkarkimeve të anëtarëve në rast se ata kapen në shkelje të ligjit. Të pestë dekretet e Presidentit janë rrëzuar nga maxhoranca, ndërsa në ligjin për reformën territoriale, ai ka marrë votën kundër dhe të PDIU.

Ndryshimet në ligjin mbi Shkollën e Magjistraturës, Policinë e Shtetit, Gjykatën Administrative, KLD-në dhe Reformën Administrativo-Territoriale, pas votimit të djeshëm në seancë do të botohen menjëherë në fletoren zyrtare. Në seancën që ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta, deputetët e mazhorancës kanë dhënë argumentet ligjorë për rrëzimin e secilit dekret.

Kështu dekreti i Presidentit për Shkollën e Magjistraturës u rrëzuar me 77 vota kundër dhe 4 vota pro. Ishin deputetët e PDIU-së dhe një gabim në votim i deputetit të LSI-së që dhanë mbështetjen për dekret të Presidentit Nishani. Ndërkohë që dekretet për KLD-në dhe Gjykatën Administrative janë rrëzuar me 78 vota kundër dhe 3 pro të PDIU-së. Dekreti për Policinë e Shtetit u rrëzua me 79 vota kundër dhe 3 pro.

Vetëm dekreti për reformën territoriale ka marrë edhe votat e PDIU-së, e cila e bekoi këtë reformë edhe në seancën e 31 korrikut dhe dje mori 81 vota kundër. Kryeministri Rama e konsideroi sjelljen e Presidentit si unikale në këto vite parlamentarizëm. Sipas tij, gjithmonë problem kanë qenë qeveritë që sulmonin Presidentit, ndërkohë që tani po ndodh e kundërta është kreu i Shtetit që po sulmon qeverinë.

Rrëzimi nga Nishani i këtyre ligjeve të miratuara në Kuvend, për kryeministrin janë një cenim që kreu i shtetit i bën prioriteteve kombëtare. Duke i kujtuar Nishanit se me rrëzimin e ligjit për KLD-në, Gjykatën Administrative dhe Shkollën e Magjistaturës ka injoruar përballjet e qytetarëve me dyert e kalbura të gjykatave. Rama paralajmëroi edhe një herë operacionin rrënjësor që do realizohet në sistemin e drejtësisë.

Gjithashtu, ai theksoi se një tjetër prioritet kombëtar i rrëzuar nga Nishani ka qenë edhe ai i ndarjes së re territoriale i miratuar në seancën e fundit plenare. Ndërsa në rrëzimin e ligjit për Policinë, veç rikujtesës se rendi është një prioritet kombëtar, Rama i kërkoi Presidentit që të reagojë teksa sheh jetët e efektivëve të vihen në rrezik.

Dekretet e “drejtësisë” hapin rrugë për fillimin e reformës në gjyqësor
Me miratimin e ligjeve për KLD dhe Shkollës së Magjistraturës, i hapet rruga mazhorancës të veprojë dhe ndaj shkeljeve në drejtësi. Prej një viti anëtarët e KLD-së janë vënë nën akuzë se nuk kanë zbatuar kërkesat për ndëshkimin e gjyqtarëve të akuzuar.

Madje duke qenë se vetë sistemi i drejtësisë është  cilësuar më i korruptuari nga shqiptarët, dhe se KLD nuk ka marrë asnjë masë në krijimin e standardeve në gjyqësor, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë shihen si në shkelje me ligjin.

Aq më shumë kur kërkesat e ministrit rrinë dhe më shumë se dy vite në axhendë, por pa u diskutuar asnjëherë. Deri më tani ligji nuk lejonte Kuvendin që të ndërmerrte shkarkime të anëtarëve të KLD-së.

Ndërsa me ndryshimet e vendosura dje, parlamenti ka të drejtën e plotë të votojë për largimin nga detyra. Burimet thanë se mazhoranca pritet të ngrejë dhe një komision të posaçëm ku do të shqyrtohen nëseanëtarët e KLD-së janë apo jo në shkelje me ligjin. Dhe për këtë do të shërbejë dhe raporti i Ministrit të Drejtësisë të dy muajve më parë dhënë në komisionin e ligjeve.

— Deputetja Vasilika Hysi që ka shprehur edhe argumentat ligjorë, kundër dekretit të Presidentit ka theksuar sjelljen me dy standarte të opozitës së sotme, dje në pushtet. Në ligjin e ri për KLD-në përcaktohet se nënkryetar i KLD-së zgjidhet një nga tri anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi, ndërsa aktualisht nënkryetar i KLD-së mund të zgjidhet secili nga anëtarët e Këshillit.

Lidhur me ligjin për Shkollën e Magjistraturës, ministrja Felaj sqaroi se nuk ka asnjë shkelje të kompetencave ashtu siç pretendon Nishani por me anë të këtij ligji bëhet një shkëputje e klietelizmit nga strukturat e policisë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm