TIRANE- Mazhoranca nuk ka gjetur ende dakordësinë për shkrirjen e Gardës dhe krijimin e Byrosë së Hetimit. Projektiligji për “Policinë e Shtetit” që është diskutuar dje në Komisionin e Ligjeve, ka rikthyer edhe një herë debatin për mos shkrirjen e Gardës së Republikës. Deputeti i LSI, Spartak Braho kërkoi në fillim të mbledhjes, së zhvilluar dje mbasdite, që këto dy çështje të hiqen nga diskutimi, dhe konsensusi për to të arrihet pas konsultave të veçanta me Ministrinë e Brendshme.
/Shqiptarja.com







