PS mbledh sot Asamblenë
do zgjidhet kryesia

PS mbledh sot Asamblenë<br />do zgjidhet kryesia
TIRANE- Partia Socialiste mblidhet sot për të zgjedhur drejtuesit e forumeve më të larta të saj. Anëtarët e Asamblesë Kombëtare, përmes një votimi të fshehtë do të vendosin se kush do të jenë 18 anëtarët e kryesisë së re dhe 7 sekretarët e ri. Lista e propozuar nga Rama përban 33 kandidatë, zgjidhen 25 anëtarë

Socialistët janë në prag të ndryshimit të strukturës së tyre drejtuese, ku përmes votës së fshehtë në Asamble pritet të mbeten jashtë dhe emra të cilët prej vitesh kanë qënë pjesë e forumit më të lartë socialist, ndërkohë që prurjet e reja do të kenë dhe vendin e merituar në kryesinë dhe sekretariatit të PS.

Mbledhja do të nisë sot rreth orës 11:00 dhe do të zhvillohet në ambientet e një lokali jashtë Tiranës.

Performanca në drejtimin e partisë, përfshirja në debatet dhe përplasjet me lidershipin e socialistëve, por dhe respektimi i vendimeve të forumeve drejtuese të saj, do të jenë dhe elementët bazë që do të ndikojnë në votën e anëtarëve të Asamblesë për secilin emër që kandidon. Prej ditësh në PS ka nisur diskutimi për emrat që do t’i propozohen Asamblesë, ku mësohet se lista e kandidaturave do të jetë pikërisht 33 kandidatë, referuar dhe statutit të PS, që të garojnë një e treta e anëtarëve.

Shqiptarja.com zbardh listën e plotë të emrave që do i propozohet Asamblesë.  Lista, këtë radhë nuk do të ketë në përbërjen e saj tre sekretarët e mandatit të kaluar, ku spikasin Islami, Harasani dhe Haxhiymeri. Të cilët sëbashku me anëtaret e kryesisë, Allushi dhe Pino i janë bashkuar korit të kritikëve ndaj kryetarit socialist Rama, por që zyrtarisht argumentohet lënia jashtë me lënien pas dore nga ana e tyre, të detyrave, përmes mungesave dhe bllokimit të punës si dhe dalja kundër qëndrimeve zyrtare, në momente jetike për PS.Madje dy anëtaret e kryesisë Pino dhe Allushi, bashkë dhe me sekretaren Haxhiymeri nuk janë fare anëtare të Asamblesë, pasi nuk u paraqiten as si kandidatura për të t'u votuar si pjesë e këtij forumi. Por vendet vakante të lëna nga ana e të larguarve nga lista e kandidatëve për kryesinë, por dhe vendet shtesë për shkak të rritjes së numrit të anëtarëve, e kanë zënë figura të reja të PS. Kështu, deputetët Gjiknuri, Balla, Tahiri, Ditmir Bushati, Hysi, Farrici, Berberi dhe Gjermeni do të paraqiten për herë të parë si kandidatë për kryesinë e PS. Pritet të ketë edhe prurje të reja duke filluar me ish-deputetin Beqja, deputetët Kadeli dhe Subashi por dhe figura të tjera, me një shtrirje gati të barabartë përfaqësimi për të gjithë degët e PS në rrethe dhe qarqe.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha: 24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr

Bebe Rexha: 24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr