Socialistët zgjedhin gjeneralin Bajram Begaj si kandidat për presidentin e ri të vendit! Rama: Kryetar shteti që rrezaton mirësinë për Shqipërinë

TIRANË- Socialistët kanë propozuar si kandidat për president të 8-të të Republikës, Gjeneral-Major Bajram Begajn, të cilin pritet që ta votojnë nesër në një seancë të posaçme plenare. Ashtu siç edhe kishin lakuar vazhdimisht në deklaratat publike, propozimi i dalë fitues në kryesinë e socilistëve, ndërmjet 26 emrave, ishte një figurë pa ngjyrime politike.

Gjeneral Major Begaj, mban aktualisht postin e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcat e Armatosura, ndërsa në 3 korrik të 2020 ka marrë edhe gradën gjeneral major me dekret të Ilir Metës, detyrën e të cilin do ta mbajë nëse merr më shumë se 71 vota në parlament.

Pas më shumë se 2 orë mbledhjeje, me celular të fikur, ishte kryeministri Edi Rama ai që bëri publik emrin e gjeneralit për të cilin tha se ‘Begaj është personi i duhur për të qenë president i Shqipërisë për pesë vitet e ardhshme’.

Përpara se të bëhej publik emri i kandidatit të propozuar nga Partia Socialiste, opozita sërish u shfaq e ndarë. Kryetari i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj deklaroi se nuk do të marrin pjesë në seancë, për të mos legjitimuar kapjen nga ana e shumicës dhe të institucionit të presidentit. Ndërsa ish kryeministri Sali Berisha, bëri të ditur se ai dhe deputetë që e mbështesin, do të jenë në sallë për të votuar kundër.

Zgjedhja e presidenti të ri dështoi në tre raundet e parë, pasi nuk u gjet një konsensus ndërmjet  për opozitës dhe mazhorancës, për të pasur një emër të përbashkët për kreun e ri të shtetit. Mazhoranca i la ‘dorë të lirë’ opozitës që të propozonte në raundin e dytë dhe të tretë emrin e kandidatit për president, por këto të fundit u tërhoqën me argumentimin se PS shkeli marrëveshjen e dakorëdësuar ndërmjet tyre.

Para se të shkojë në Kuvend, emri i Begajt do t’i dërgohet paraprakisht Grupit Parlamentar të PS, që do të mblidhet paraditen e së shtunës rreth orës 10:00 dhe nga ku do të mblidhen dhe firmat e nevojshme. Duhen të paktën firmat e 20 deputetëve për mbështetjen e një kandidati për President të Republikës, që më pas do të depozitohen zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë.

Afati maksimal i përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve është ora 12:00 e 4 qershorit, ndërsa më pas, në orën 16:00 do të mblidhet komisioni i ligjeve, që do të shqyrtojë kriteret ligjore kushtetuese të kandidatit të propozuar nga PS.

Më pas në orën 18:00 kuvendi do të zhvillojë raundin e katërt të votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri, teksa Partia Socialiste ka paralajmëruar se do t’i japin vendit Kreun e ri të Shtetit. Partia Socialiste i disponon votat për zgjedhur e vetme Presidentin e ri, pasi sipas Kushtetutës, në raundin e  katërt dhe të pestë, ai mund të zgjidhet me 71 vota.

Presidenti aktual Ilir Meta është zgjedhur nga Kuvendi më 29 prill 2017, ndërsa mandati i tij përfundon më 24 korrik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:58
Zbardhen debatet në kryesi! Dvorani, Ina Rama dhe Majlinda Bregu ishin kandidaturat më të diskutuara

Ndër më të diskutuarit sot në mbledhjen e kryesisë për zgjedhjen e kandidaturës për president, sipas listës ka qenë edhe Ardian Dvorani, Ina Rama dhe Majlinda Bregu. Emra të cilët, që i mbante Rama në listën në duar, teksa njoftoi edhe emrin e gjeneralit Bajram Begaj.

Ora 21:40
Bajram Begaj drejt marrjes së postit të kreut të shtetit, mediat ndërkombëtare: Shqipëria do të zgjedhë shefin e mbrojtjes për president

Lajmi për kandidaturën e propozuar nga Partia Socialiste të, Gjeneral-Major, Bajram Begajt, për postin e Presidentit të ri të republikës, ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Agjencia e lajmeve “Reuters” i ka kushtuar një artikull kandidatit të propozuar nga PS, i cili pritet që të votohet nesër në Kuvend, në një seancë të posaçme plenare.

‘Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha të premten se partia e tij ka zgjedhur shefin e mbrojtjes së vendit për të qenë presidenti i ri, pasi nuk arriti të zgjidhte një kandidat me konsensus me opozitën

Gjeneralmajor Bajram Begaj u bë shef i mbrojtjes së Forcave të Armatosura Shqiptare në vitin 2020, pasi mbajti poste të ndryshme brenda ushtrisë, kryesisht në fushën e mjekësisë.

Rama tha se partia e tij diskutoi për 26 emra, por më në fund vendosi se “Begaj është personi i duhur për të qenë president i Shqipërisë për pesë vitet e ardhshme”. Zgjedhja e një presidenti të ri kishte dështuar tashmë gjatë tre raundeve në të cilat nevojiten tre të pestat e votave në parlamentin me 140 vende.

Në dy raundet e fundit nevojitet një shumicë e thjeshtë dhe partia e Ramës tashmë ka 74 vota. Parlamenti pritet të mblidhet të shtunën në mbrëmje për të votuar shefin e ri të vendit. Roli i presidentit është kryesisht simbolik, megjithëse ka disa kompetenca mbi gjyqësorin dhe ushtrinë.’- shkruan Reuters.

Ora 20:22
E propozoi si kandidat për president, Rama takon në kryeministri gjeneralin Bajram Begaj

1654276944_raaama.jpg

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim në kryeministrit Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj, njëherësh kandidat të propozuar për President.

Ora 19:44
Zgjedhja e presidentit të ri/ Rama: Në fund kishim 3 gra, 3 burra! Nuk kemi arritur në pikën që të diskriminojmë burrat

 

Kryeministri Edi Rama, i cili në kabinetin e tij ka shumë gra dhe njihet për mbështetjen ndaj tyre është pyetur përse PS propozon një burrë për kreun e ri të shtetit.

“Kemi pasur në pjesën e fundit të diskutimi 3 gra e 3 burra. Është bërë një diskutim i gjatë. Nuk ka dyshim që jam i prirur që mbështes maksimalisht kandidaturat gra por nuk kemi arritur në pikën të diskriminojmë burrat për këtë arsye. Kemi parë tërësinë e personaliteteve që janë shqyrtuar. Pavarësisht se do ta marrin apo jo vesh që kanë janë diskutuar, i falenderoj të gjithë”, tha Rama.

Ora 19:35
Rama: Meta nuk na intereson fare! Nuk është komandant, por kaçak! Moisiu e tregoi se si duhet të jetë presidenti

 

Kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar të sulmojë Ilir Metën, presidentin aktual duke thënë se nuk është komandant, por kaçak.

"Meta nuk është komandant, është kaçak. Ky vend ka pasur edhe kaçakë shumë të famshëm. Nuk na intereson fare zoti Meta, sot kemi konsideruar një numër kandidaturash që kanë rezultuar të jenë në atë bllokun e fundit, pra 6 kandidatura dhe me shumë kujdes kemi renditur. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është një nga profilet më të larta të një Shteti dhe eksperienca na tregon se në radhën e Presidentëve që kemi pasur ai që vinte nga ajo zonë e Forcave të Armatosura, mbahej mend për mirë. Dhe kujtoj që Alfred Moisiu tregoi se si duhet të jetë presidenti i Republikës Së Shqipërisë”, tha Rama.

Ora 19:31
A e di Bajram Begaj që është i propozuari i PS-së për president? Ja si përgjigjet Rama

 

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se PS ka zgjedhur shefin e Shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj si kandidatin e maxhorancës për kryetarin e shtetit. I pyetur nga gazetarët nëse ka dijeni general Bajram Begaj për propozimin, kreu i qeverisë tha se pritet ta marrë në telefon gjenaralin dhe të ketë një takim këtë pasdite nëse ai ndodhet në qytet.

“Sepse është shëmbëlltyra e atij normaliteti e asaj qytetarie, e atij sensi ndaj shërbimit të njerëzve që ajo zyrë ka një nevojë urgjente. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është një ndër kandidaturat e propozuara nga grupi i PS. Unë nuk kam qenë një nga propozuesit. Ishte një diskutim tërësisht i hapur me një frymë pozitive dhe sens përgjegjësie gjë që kemi nevojë në mbledhjet tona të brendshme. Më vjen keq që shumë njerëz brenda PS duke nga Sekretari i Përggjithshëm u zhgënjyen pozitivisht. Do ta telefonoj dhe do të kem një takim sonte me të nëse ndodhet në qytet”, tha Rama.

Ora 19:19
Rama zbulon emrin e kandidatit për presidentin e ri: PS propozon Bajram Begajn, shefin i Shtabit të Forcave të Armatosura

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se PS propozon shefin e shtabit të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj si presidentin e ri të vendit.

"Kemi përmbyllur procesin e përzgjedhjes e kandidaturës që do të cojmë në Kuvend për të votuar presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë. Sot procesi është përmbyllur duke vënë në dispozicion të gjitha kandidaturat e propozuara nga grupi parlamentar me zarfa. Janë ndarë kandidaturat në 3 grupe, është përjashtuar menjëherë dhe nuk është futur në tavolinë blloku i propozuar nga brenda grupi parlamentar. Është hequr dhe blloku i kandidaturave që janë të gjithë gra dhe burra shumë të nderuar, por që i përkasin kësaj familje politike de kanë pasur aktivitet politik në PS se e kemi thënë dhe më parë, sot e kemi ridiskutuar dhe kemi dakordësuar që PS i takon që në këtë moment të shohë dhe të shkojë përtej vetes sepse duhet t'u japë shqiptarëve një kryetar shteti që nuk ka një karrierë politike në PS, por që rrezaton atë normalitet, atë qytetari dhe atë mirësi për të cilën kanë nevojë sot qytetarë dhe jemi përqendruar në bllokun e tretë, i cili ka pasur 26 kandidatura për të arritur në konkluzionin që do të mbështesë Bajram Begën, shefi aktual i Forcave të Armatosura për të qenë president i Republikës së Shqipërisë", tha Rama.

Ora 17:51
Ende asnjë emër për kreun e ri të shtetit, Rama në nisje të mbledhje së Kryesisë, iu kërkon socialistëve të fikin telefonat

1654268701_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, iu ka kërkuar anëtarëve të socialistë të pranishëm në mbledhjen e kryesisë që të fikin telefonat. Burime bëjnë me dije, se në mënyrë që mos të rrjedhin informacionet, socialistët kanë dorëzuar telefonat e tyre në sekretari.

Ora 17:48
Anëtarët e kryesisë së mbërrijnë në mbledhje me dosje ose duarbosh, vëmendja tek Rama

 

Të gjithë janë në pritje të emrit që do të propozojë PS për presidentin e ri. Nga fotot e LSA duket se në mbledhjen e kryesisë së PS, mbërritën me dosje në duar kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe ministrj e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Të tjerë nuk mbajnë asgjë në duar ose vetëm sendet e tyre personale.

Por e gjithë vëmendja është tek dosja e Ramës pasi mund të ketë kandidaturën e tij për presidentin e ri. I pranishëm do të jetë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, që edhe këtë mbledhje ka mbërritur me biçikletë.

Ora 17:07
Zgjedhja e presidentit të ri, Rama mbërrin në selinë e PS me dosje në dorë

1654268701_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë e PS për mbledhjen e Kryesisë, ku do të diskutohet për presidentin e ri. Rama ka vetëm pak orë që ka mbërritur nga SHBA dhe shihet me një dosje në dorë duke u futur në selinë e PS.

Ora 15:37
Majlinda Bregu kandidate për presidente? Berisha: Mos më pyet për farsën elektorale presidenciale

 

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur për Majlinda Bregun si kandidate për presidente.

 “Më pyet për PD, mos më pyet për farsën elektorale presidenciale. Ajo është figurë e respektuar e PD. Tani është në fushën e politikës dhe diplomacisë”, tha Berisha.

Ora 15:18
Jahti i presidencës ankorohet në kalatën 0 në Portin e Durrësit, në pritje të 'pronarit të ri' për pushime

1654262448_jj.jpg

Ky është jahti i presidencës i ankoruar në kalatën 0 në Portin e Durrësit, bën me dije gazetari i Report Tv Arsen Rusta. Jahti është në pritje të 'pronarit të ri' për pushimet verore. Ditën e nesërme, PS do të diskutojë për zgjedhjen e presidentit të ri që më pas do të votohet në Kuvend.

Presidenti i ri do të marrë postin më 24 korrik, datë kur i mbaron mandati presidentit aktual Ilir Meta. Muaji i gushtit kur temperaturat janë të larta mund të jetë për pushimet verore të presidentit të ri, i cili mund të zgjedhë jahtin për të shijuar bregdetin në ditët e nxehta.

1654262501_23685cd52f554686b2a2eedf13190500.jpg

Jahti i ankoruar
Ora 13:43
PD i rikthehet bojkotit të Kuvendit?! Balla i përgjigjet Alibeajt: Fyerje e delegimit të sovranitetit të zgjedhësve

1654005178_page.jpg

Partia Demokratike do ta bojkotojë seancën e nesërme të votimit të Presidentit të Republikës. Pas deklaratës së Alibeajt ka reaguar edhe kryetari i grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla.

“PD i rikthehet bojkotit të Kuvendit?! “Të kërkosh suksesin nuk do të thotë të mos bësh gabime, por të mos bësh të njëjtin gabim për herë të dytë”, apo të tretë, - pat thënë George Bernard Shaw. Bojkoti nuk sjell kurrë ndonjë përfitim, ai është thjeshtë fyerje dhe shpërfillje e delegimit të sovranitetit të zgjedhësve”, ka shkruar Balla në rrjetet sociale.

Ora 12:59
Zgjedhja e presidentit të ri/ Ministrja për Sipërmarrjen: Kam propozuar dy gra shkodrane

1654240341_1200pxAlbanianpresident.jpg

Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe drejtuesja politike e PS Shkodër, Edona Bilali ka bërë me dije se ka propozuar dy gra shkodrane për president të ardhshëm por nuk i bën me dije emrat e tyre.

“Partia Demokratike dështoi që të sjellë kandidatura në 3 raundet e para dhe tashmë do jetë PS që në dy raundet e mbetura të përzgjedhë një president, që të jetë i gjithë shqiptarëve. Unë nuk do të bëj publik emrat por do të ndaj dy karakteristikat që kanë pasur kandidaturat e mia. Kam propozuar dy gra shkodrane të nderuara”, tha Bilali.

Ndër të tjera bëri me dije se do të votojë çdo kandidaturë që do të marrë dakordësinë brenda PS sepse do të jetë figurë për të gjithë shqiptarët. Ministrja Bilali foli edhe për procesin e zgjedhjeve se kryetarëve të PS në qarkun Shkodër ku aktualisht po shqyrtohen dosjet e kandidatëve dhe tregoi kriteret që duhen plotësuar.

"Sot po bëjmë mbledhje ku po analizojmë kandidaturat. Procesi po zhvillohet në mënyrë transparente, kemi kritere me dëshmi të profilit të vetë kandidatit dhe arsim i lartë dhe një vit jetë politike në parti dhe 3 vite anëtar i PS. Këto janë njëra palë e kritereve dhe elementi tjetër duhet të jetë që të jetë rezident në bashkinë ku kandidon", tha Bilali.

Ora 10:55
Zgjedhja e presidentit/ Damian Gjiknuri: Emri do të jetë kandidat dinjitoz, sot pasdite bëhet publik

 

Sot pasdite do të bëhet publik emri i kandidatit që PS do të dërgojë në parlament si kandidat për president. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike Damian Gjiknuri ka deklaruar se do të jetë një kandidat shumë dinjitoz për marrjen e këtij posti.

“Ne shpresojmë dhe jemi të bindur që do kemi një president të zgjedhur shumë shpejt. Nuk do të ishte etike për mua që të përmend emra. Emrat kanë qenë diskutim i brendshëm. Nuk është e thjeshtë të luhet me emra. Opozita nuk qe e aftë të negociojë pa pasur publik emrat. Për sa kohë jemi brenda një forumi drejtues të PS, mendoj se aty do diskutohen të gjitha emrat që janë hedhur në diskutime. Mos u bëni të padurueshëm. Sot pasdite do të mësoni edhe kandidatin që do të jetë kandidat shumë dinjitoz”, tha Gjiknuri

Ora 10:43
Presidenti i ri, Gjiknuri: Opozita e humbi shansin, dështoi të diskutonte emrat larg syve të publikut

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka komentuar procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Gjiknuri tha se opozita e humbi shansin për të propozuar një kandidat, ndërsa theksoi se pasdite PS do publikojë emrin e kandidatit.

“Shans i humbur nga ana e opozitës. Emri i presidentit do diskutohet sot në kryesinë e PS ku natyrshëm është marrë edhe opinioni i deputetëve por grupi negociator kanë zhvilluar diskutime edhe me të ngushta për profilin e duhur që di i duhej vendit. Të gjitha emrat janë në konsideratë por grupi negociator dhe kryesia e PS dot do marrë një vend me propozimin përkatës më vonë do diskutohet me grupin parlamentar. Jemi të bindur që do kemi të zgjedhur një president shumë shpejt. Nuk do ishte etike të përmend emra, janë diskutim i brendshëm. Një nga defektet që do ia vendosja në dukje opozitës, është që ishte e paaftë për të diskutuar emra. ”, tha Gjiknuri.

Ora 10:04
Zgjedhja e Presidentit, PS ka gati një listë të shkurtër përfundimtare

Partia Socialiste ka gati një listë përfundimtare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, e cila do publikohet maksimumi nesër në orën 12:00 me një emër te depozituar bashkë me firmat mbështetëse për Presidentin e ri të Republikës.

Kështu ka deklaruar sot nga Fieri Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cila ka preferuar të mos flasë me emra konkretë, por theksoi se PS ka një listë përfundimtare.

“Mos hyni për diskutimin e emrave edhe për pak orë. PS do të mbledh kryesinë në orën 17 dhe do të zhvillohen disa diskutime që i kemi zhvilluar në disa mbledhje të njëpasnjëshme dhe në fund të këtij procesi do të shkojmë edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PS prej ku buron edhe mbështetja që përcakton kushtetuta. Duhen 20 firma deputetësh që të hysh në garë. Ne kemi një short list përfundimtare e cila do të marrë edhe shqyrtimin nga kryesia dhe vendimin përfundimtar të grupit parlamentar. Mua nuk më lejohet të hyj në asnjë diskutim emrash në këto momente sepse askush prej nesh nuk ka të drejtën të kalojë mbi kompetencën e kryesisë e të grupit parlamentar”, deklaroi Balla.

I pyetur nëse është emri i Fatos Nanos i mundshëm për tu zgjedhur Balla tha se emri i ish-kryeministrit por edhe ai i Gramoz Ruçit janë dy emra që e meritojnë të jenë president të Republikës.

“Por duhet të jemi shumë korrekt në atë që transmetoni ju si lajm. Kryesia e Partisë Socialiste dhe grupi parlamentar janë dy institucionet që mblidhen për të diskutuar për emrin që do të propozojmë zyrtarisht, dhe ai do të jetë presidenti i ri për sa kohë që opozita për asnjë moment nuk e mori përgjegjësinë e një procesi që duhet të ishte i përbashkët. Ata të vinin me propozime, ne i garantuam që propozimet e tyre do t’i marrim seriozisht. Nuk donin të bëheshin pjesë e këtij procesi. Tani raundin e katërt e kemi ne dhe kam bindjen e plotë së nesër në orën 18:00 do të zgjidhet presidenti i ri i cili merr detyrën në 24 korrik”, tha ai.

Balla u pyet edhe për Majlinda Bregun dhe tha se “Unë përsëri do të vazhdoj të insistoj që emri që ju përmendni apo emra të tjerë janë shumë të vlerësuar ndaj nuk kemi dashur që të bëjmë një debat publik për emrat. Mund të kishim bërë një negociatë të mbyllur sepse duhet të tregojmë respekt për njerëzit që janë pjesë e kësaj gare. Hedhja me pa të drejtë e shumë emrave nuk i bën mirë kredibilitetit të procesit. Ne do të shkojmë nesër maksimumi në orë 12:00 me një emër te depozituar bashkë me firmat mbështetëse”.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tomi: 04/06/2022 06:01

    po gjenerali i ushtrise se vdekur.

    Përgjigju
  • Mine opinion: 04/06/2022 01:56

    Profesor Fatos Tarifa do ishte Tip Top,thonë Zviceranët!

    Përgjigju
  • Emigranti: 04/06/2022 01:35

    Pavaresisht konsideratave fetare (emri flet vete), si eshte e mundur qe shumica e socialisteve votuan Bajramin qe nuk e njohin as cunat e lagjes? E pabesueshme duket ...

    Përgjigju
  • arjani: 04/06/2022 01:13

    ZGJIDHNI MIMI KODHELIN PER PRESIDENTE ,,,SE ESHTE KINGE....

    Përgjigju
  • Dori: 03/06/2022 12:14

    Po perse PS do qe emrat te diskutohen ne fshehtesi kur presidenti esht i gjith shqiptarve dhe jo kryetar i PS-se? Vetem pazare behet ne ket vend te mallkuar nga zoti.Ta zgjedhim por populli mos ta di thot Gjiknuri.Gjith plera jeni

    Përgjigju
  • Renis: 03/06/2022 11:48

    Jam shume i sigurte qe sot do marrim nje lajm pozitiv dhe do zgjidhet dikush qe eshte i afte ta mbaje kete post dhe ta coje deri ne fund detyren

    Përgjigju
  • anna: 03/06/2022 11:40

    Aman nuk vjen kurre ajo dite qe te zhduket Meta nga ai poste qe ja dhuruan socialistet , me 24 korrik ai meriton prangat qe i rrine shume bukur per krimet e korrupsionin per 25 vite me rradhe familjarisht.

    Përgjigju
  • redi: 03/06/2022 11:08

    Sot jemi shume te bindur se do te marrim vesh nje emer dinjitoz dhe nje emer qe i duhet atij posti

    Përgjigju
  • Miri: 03/06/2022 10:54

    Sa mire qe erdhi koha ta zgjillni ju

    Përgjigju
  • andi: 03/06/2022 10:50

    Ishalla mbaron sa me shpejt ky proces dhe te kete nje zgjedhje te sakte

    Përgjigju
  • Anisa: 03/06/2022 10:50

    Secili kandidat dihet qe do ta meritoje plotesisht ta fitoje pozicionin e presidentit sepse emrat duket qe po zgjidhen me kujdes.Ne fund fare fitofte me i miri dhe uroj te kete suksese sa me shume ne drejtimin qe do te beje

    Përgjigju
  • Andi: 03/06/2022 10:50

    Shpresojme qe te zgjidhet nje president qe ta zoteroje shume mire postin e tij . Me vjen mire qe do zgjidhet nga partia socialiste .

    Përgjigju
  • Era: 03/06/2022 10:46

    Me duket shume ide e mire qe ju po i shqyrtoni me kujdes emrat per presidentin e ri dhe jam e sigurt qe do te zgjidhen kandidatet me te mire per kete pozicion dhe ne fund do te fitoje me i miri.Me pelqen pergjegjshmeria qe ju po tregoni.

    Përgjigju
  • Fatmira: 03/06/2022 10:42

    Jam e sigurt qe do zgjidhet nje president i denje per te na perfaqesuar dhe na pa zoti qe po iken ky Meta!

    Përgjigju
  • Leda: 03/06/2022 10:42

    Kam bindjen qe presidenti i ri do jete nje figure e shqiar dhe i/e afte per postin

    Përgjigju
  • Alba: 03/06/2022 10:42

    Bravo keshtu vazhdoni me ritme t shpejta skemi ca presim nga opozita

    Përgjigju
  • Myzeqarvete: 03/06/2022 10:39

    Shpresojme qe me ane te kesaj mbledhje te behet nje zgjidhje e duhur per presidentin ose presidenten e re vetem si likja mos jete

    Përgjigju
  • Alesio: 03/06/2022 10:38

    Jam i sigurt se emrat e sugjeruar nga PS do jene ato te personave qe jane te denje te mbajne nje post te rendesishem si ky i presidences, pasi si gjithmone partia socialiste eshte treguar me e sakta kur vjen puna per zgjedhje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'