TIRANE- Militantët dhe kontribuesit e PS-së në zgjedhjet e 23 qershorit nuk i kanë kursyer dje indinjatat dhe pakënaqësitë ndaj deputetëve socialistë për sjelljen e tyre në këtë vit të parë qeverisje. Në mbledhjen e grupit të PS-së, deputetët socialist krahas interesit të lartë të mediave për mësimin e dy kandidaturave për në KLD janë përballur edhe me një numër të madh militantësh të cilët prisnin për punë. Përkrahësit e majtë janë shprehur të indinjuar në pjesën më të madhe të kohës duke u shprehur se shumë prej deputetëve nuk denjojnë as t’i dëgjojnë shqetësimet e tyre dhe jo më t’i japin zgjidhje problemeve të tyre me punësimet.
/Shqiptarja.com








