VLORE - Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte në Vlorë për të inspektuar nga afër një tjetër pronë të ushtrisë, e cila është çuar tek Ministria e Ekonomisë për privatizim.

Duke pasur parasysh shtrirjen e madhe të kësaj prone, brenda vijës së verdhë të Bashkisë Vlorë, Balla ka theksuar se pronat publike duhet të marrin parasysh nevojat e komuniteteve që i rrethojnë dhe mirëqenien e tyre.