TIRANE- Partia Socialiste përshëndeti sot vendimin e qeverisë shqiptare për të ndalur vazhdimin e abuzimeve me lejet e ndërtimit që jepen jashtë normave ligjore e urbane.
Përmes një deklarate për shtyp, deputetja e PS-së, Esmeralda Shkjau akuzoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha për shpërdorim të detyrës dhe të besimit të qytetarëve.
"Kur i duheshin votat, ai u zotua të ndërtojë një park sportiv tek diga e liqenit. Por, në vend të parkut sportiv kryebashkiaku i Tiranës ka dhënë lejen për të ndërtuar një mur gjigand betoni, me pesë kulla njëzetkatëshe vrojtimi, që ndan qytetin e qytetarët nga parku i mbetur i liqenit. Dhjetëra leje të tjera të dhëna në kundërshtim të plotë me interesin publik e qytetar, kanë marrë apo presin të marrin firmën e Lulëzim Bashës", thuhet në deklaratën e PS-së.
Partia Socialiste shpreh bindjen se "vendimi i djeshëm i qeverisë do ta ndalojë jo vetëm Lulëzim Bashën, por këtë fenomen në mbarë Shqipërinë, që të vazhdojë të shkatërrojë e shëmtojë qytetet, bregdetin, pejsazhin anës rrugëve, tokën bujqësore, ullishtat, me leje abuzive që pjellin masivisht shëmtira prej betoni".
"Fenomeni Lul nuk fillon e as mbaron në kufijtë e autoritetit vendor. Por së paku, vendimi i djeshëm i qeverisë shqiptare ka vënë një cak të qartë për këtë fenomen duke ndaluar shkatërrimin e mëtejshëm të territorit nga duart e këtij soji kryebashkiaku, që tjetër thotë e tjetër bën", përfundon deklarata e PS-së./ATSH/
/Shqiptarja.com