PS: Ndryshim Kodi  Zgjedhor
jo trafik këshilltarësh

PS: Ndryshim Kodi  Zgjedhor<br />jo trafik këshilltarësh
TIRANE- Në mbledhjet e asambleve socialiste të qarkut të Gjirokastrës është kërkuar që të bëhen ndryshimet e duhura në Kodin Zgjedhor për të gjetur mënyrën se si të ndalet trafikimi i këshilltarëve. Kërkohet me insistim dhe ruajtja e koaliciont me PBDNJ në qark.

Socialistët janë shprehur shumë të shqetësuar në lidhje me fenomenin e lëvizjes së këshilltarëve socialistë nga një krah në tjetrin duke trafikuar në këtë mënyrë dhe votat e qytetarëve dhe votuesve shqiptare që janë dhënë për forcën e tyre politike. Një problem i tillë ka qënë më evident në qarqet e jugut të vendit, ndërkohë që socialistët e qarkut të Gjirokastrës e kanë ngritur këtë shqetësim në një nivel akoma më të lartë, duke kërkuar me insistim fiksimin në Kodin Zgjedhor të mostrafikimit të këshilltarëve. Në takimet me Asambletë e PS të qarkut të Gjirokastrës këto dy ditët e fundit, është kërkuar me insistim ndryshimi i Kodit Zgjedhor, duke patur parasysh se nuk kanë qënë të pakta rastet kur këshilltarë socialistë por dhe të aleatëve të majtë kanë bashkuar votën me të djathtët duke sjellë dhe përmbysjen e drejtimit nëpër këshillat vendore, por dhe janë prishur ekuilibrat e vendosura me votë në Këshillin e Qarkut, aq sa janë dashur dhe ndërhyrjet e gjykatës për të vënë në balancë votat dhe për të vendosur për PS, ndërkohë që socialistët dhe aleatët e tyre në qarkun e Gjirokastrës nuk kishin pse ta vinin në diskutim konstituimin, pasi ishin shumë vota përpara.

"Shqetësimi kryesor i socialistëve në qarkun e Gjirokastrës ka qënë në lidhje me lëvizjen e këshilltarëve dhe bashkimi i votave prej tyre me ata të mazhorancës. Eshtë kërkuar me insistim gjetja e një mënyre për të fiksuar në Kodin Zgjedhor një nen që do të ndalonte trafikimin e këshilltarëve nga njëri spektër politik në spektrin tjetër. Kjo ka qënë kërkesa e socialistëve në takimet e zhvilluara këto ditë në këtë qark", ka qënë deklarata e deputetës së këtij qarku, Arta Dade, e cila pavarësisht se është e deleguar e kryesisë në qarkun e Tiranës, pra në Tirana-Rreth, ka qënë ditët e fundjavës në takimet e zhvilluara në qarkun e Gjirokastrës ku është deputete dhe ku janë prezantuar dhe të deleguarit e rinj të kryesisë. Në mbledhjet e Asambleve të këtij qarku të zhvilluara dy ditët e fundit dhe ku kanë qënë prezentë sekretari i organizimit, Blendi Klosi, sekretari për programin Ilir Beqja, sekretari zgjedhor Armando Subashi, të deleguarit e kryesisë Isaraj dhe Ahmetaj si dhe deputetja dhe anëtarja e kryesisë, Dade, është vënë theksi në rëndësinë e prezantimit të programit politik të PS në të gjithë vendin, të organizimit të strukturave të bazës në formën e një piramide të tillë, që të jenë shtabe elektorale të gatshme, verifikimin e listave të zgjedhësve por dhe marrëdhëniet me aleatët. Në veçanti është diskutuar në lidhje me vështirësitë që kanë hasur strukturat drejtuese në bazë, në lidhje me konstituimin e këshillave bashkiakë, komunalë dhe të qarkut, ku rrjedhja e votave ka qënë evidente. Dhe në këtë kontekst, shqetësim tjetër ka qënë dhe marrëdhëniet me aleatët. Pasi në qarkun e Gjirokastrës janë shumë delikate, dhe se marrëdhëniet me PBDNJ marrin një rëndësi të dorës së parë, sepse me këshilltarët e kësaj partie në shumicën e komunave dhe bashkive por dhe ne qark është arritur shumica masive. Ndaj kërkohet me insistim që të gjenden mënyra më efikase për të mbajtur marrëdhëniet me aletët, ku ekuilibret janë shumë të brishta dhe se një lëvizje e PBDNJ jashtë koaliucionit, bien këshillat dhe merret drejtimi nga mazhoranca e djathtë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit 2011, publikohen për herë të parë dokumentet e hetimit për veprimet e krerëve të policisë

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit 2011, publikohen për herë të parë dokumentet e hetimit për veprimet e krerëve të policisë