PS në Peshkopi: Ç'do sjellim ne
në pushtetin e pas 23 Qershorit

PS në Peshkopi: Ç'do sjellim ne <br />në pushtetin e pas 23 Qershorit
PESHKOPI - Partia Socialiste u gjend sot në Peshkopi në kuadër të prezantimit të programit me të cilin ajo shkon drejt zgjedhjeve të përgjithshme të 23 Qershorit, pas prezantimit që zhvilloi në Burrel e Bulqizë.

Lideri i opozitës, Edi Rama deklaroi se pas 23 Qershorit, rilindja nuk është vetëm për shqiptarët, por edhe për Partinë Demokratike.

“Duke e çuar PD-në në opozitë do t’i japim edhe PD-së mundësinë që të rilindë”, -deklaroi Rama para të pranishmëve.

Kryesocialisti u ndal tek papunësia dhe varfëria që sipas tij mbizotëron në këtë qark dhe bastionët tradicionale të së djathtës në veri të vendit, ndërsa bëri thirrje votuesve që më 23 qershor të mos votojnë verbërisht për flamujt e partive, por për alternativat që ato ofrojnë.

Duke qëndruar tek situata e kriminalitetit në vend, Rama theksoi se shqiptarët e ndërruan sistemin për një të ardhme me të mirë gjë që kjo mazhorancë nuk po e ofron.

Ndërkaq, deputeti i kësaj partie, Ilir Beqja në fjalën e tij mbajtur para të pranishmëve, premtoi se PS në pushtet do të heqë akcizën e naftës në bujqësi, do të mëkëmbë sistemin e vaditjes dhe kullimit si dhe do të mbështesë ngritjen e vaditjes dhe kullimit.

Ndërsa, Olta Xhaçka, premtoi se gratë do të jenë në epiqendër të programit të Partisë Socialiste, për sa i përket punësimit të tyre.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore