TIRANE - Dega e Partisë Socialiste në Selanik të Greqisë, nëpërmjet një kërkese drejtuar Sekretarit të Rinisë dhe Emigracionit në PS kërkon përfaqësim të emigrantëve në qeverinë e re, kjo në bazë të disa kriterev e që ata ia kanë bërë të qarta. “Si emigrantë në rradhë të parë dhe si antarë të Partisë Socialiste me gjithë të drejtat dhe detyrat që na rezervon Statusi i PS do të donim të theksonim disa pika kryesore në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet jush dhe nesh dhe realizimin e programit të PS për Emigracionin, program për të cilin kontribuam, por që pa pjesëmarrjen dhe kontributin tuaj të ndërsjelltë nuk do të kishte rezultat dhe kuptim.

Për të qenë akoma më rigoroze dhe transparente në qëllimin tonë të përbashkët, duke çmuar ndihmën e pa masë që na keni dhënë si sekretariat,do t’ju luteshim në vazhdim, ashtu siç na quajtët pjesë të fitores dhe me krenari themi që jemi pjesë e fitores, të kërkonit edhe mendimin tonë në lidhje më përfaqsimin dhe funksionimin e mëtejshëm të negociatave për emigracionin. Menjëherë mbas zgjedhjeve ju dërguam një projekt me kreiteret të cilat duhet të zgjidhet përfaqësuesi i emigracionit.

Këto kritere i formuluam duke pasur bazë njëkohësisht edhe bagazhin tuaj politik, arsimor dhe kulturor”, i shkruan kreu i PS dega Selanik, Spiro Janaqi Erjon Velisë. Ndërkohë që në një prononcim për gazetën Shqiptarja.com Janaqi, thekson se nëpërmjet kësaj kërkese kërkon edhe përfaqësim të emigrantëve. “Nuk i referohemi asnjë premtimi, thjesht ne kërkojme disa kritere. Është shumë herët për premtime dhe diskutime. Ky është një propozim ne lidhje me kriteret e përfaqësuesit të emigracionit.

Me zotin Veliaj kemi lidhje të shkëlqyera, vetëm se nuk do të na pëlqente fakti që të shfrytëzohej problemi emigrantëve në përgjithësi nga disa militantë partiake që nuk kanë bagazhin e duhur politik, arsimor, kulturor”, thekson ai. Ndër të në kërkesën drejtuar PS, theksohet se dega Selanik nuk pranon që kauza e tyre përbashkët të shrytëzohet nga persona të cilët nuk kanë bagazhin arsimor, kulturor dhe politik për ta mbështetur. Fjalën “përfaqësues të emigracionit” e dëgjuam edhe gjatë fushatës elektorale, e dëgjuam të renditet në listat e deputetëve, por ky përfaqsim vetëm nga emigracioni nuk doli.

Që rezultat i dëshirës dhe të drejtës personle të dikujt të zgjidhet kandidat, por jo përfaqësues i yni. Sepse asnjë OS nuk u informua zyrtarisht, çdo gjë u bë në marrëveshje të shpejtë dhe të fshehtë. Kishim të tjera kritere për përfaqësuesit tanë dhe kemi akoma më shumë kriter tashmë mbas fitores. Të jeni shumë të bindur që kemi këtu persona të cilët i përmbushin këto kritere, por që për arsye etike, kurrë nuk kërkuan shpërblim për punën e tyre gjatë fushatës dhe as nuk do të kërkojnë nqs nuk iu sugjerohet. Përfaqësimi ynë duhet të jetë i miratuar prej nesh dhe me kritere shumë serioze,ashtu siç ju parashtruam. Me punë shumë cilësore, jashtë çdo lloj përfitimi personal mbështesim kauzën tonë politike”, thotë Janaqi.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)