TIRANE-Nesër do të mblidhet Kryesia e Partisë Socialiste dhe grupi për të caktuar n/ kryetarin e Kuvendit nga PS, kryetarët e komisioneve dhe emrat e deputetëve.
Kryesia do të mblidhet nesër në orën 09:00 dhe grupi parlamentar në orën 09:30 minuta.
PS do të drejtojë 5 komisione parlamentare, Ligjet, Politikën e Jashtme, Ekonominë dhe Financat, Sigurinë Kombëtare dhe komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, ndërsa PD 2 komisione Median dhe Integrimin, LSI një komision, atë të Shëndetësisë.
LSI i publikoi sot emrat e deputetëve në komisionet parlamentare.
Ndërkohë që sot pasdite do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të bërë ndarjen e komisioneve parlamentare dhe vendosur datën e seancës plenare.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com