PS ngre 4 grupe për zgjedhjet
lokale, Rama: Reformat në ekip

PS ngre 4 grupe për zgjedhjet<br />lokale, Rama: Reformat në ekip
DURRES -  Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar të frytshme mbledhjen e djeshme maratone të grupit të Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit, duke vënë theksin tek puna në ekip për realizimin e reformave. Mbledhja e djeshme kishte si qëllim forcimin e marrëdhënieve mes Qeverisë dhe grupit të PS në Kuvend në prag të zgjedhjeve vendore të ardhshme. Në përfundim të takimit që zgjati 10 orë, burime për “A1 Report”, të konfirmuara dhe nga Ekzekutivi, bëjnë me dije se janë ngritur disa grupe pune, të cilat brenda muajit shtator do të përgatisin raportet dhe strategjitë e nevojshme jo vetëm për sesionin e ardhshëm parlamentar por dhe për përballimin me sukses të zgjedhjeve të ardhshme vendore.
 
Kështu burimet saktësojnë se janë ngritur gjithsej 4 grupe pune:
1. Grupi i punës për rregulloren e marrëdhënieve deputet-qeveri;
2. Grupi i punës për cilësinë e legjislacionit;
3. Grupi i punës për skanimin e cilësisë së burimeve njerëzore në administratë;
4. Grupi i punës për organizimin elektoral të PS.
 
Pranë zyrës së Kryeministrit dhe të çdo Ministri do të ketë një sekretar të posaçëm për marrëdhëniet me deputetët, ndërkohë që çdo të hënë, pas mbledhjes së grupit, Kryeministri do të ketë të rezervuar tre orë për takime individuale me deputetët, për të diskutuar mbi problematikat e rëndësishme. Të njëjtën praktikë do të ndjekin edhe të gjithë ministrat, praktikë kjo e huazuar nga modeli i njohur laburist.

Mbledhja e PS, Rama: E diel e frytshme e Grupit Parlamentar për sesionin e ri
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar të frytshme mbledhjen e sotme maratone të grupit të Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit. Në përfundim të mbledhjes, kreu i qeverisë shkruan në rrjetin social “Twitter”, se dita e sotme ishte e frytshme për sesionin e ri të Grupit Parlamentar.
 
“E diel e frytshme e Grupit Parlamentar për sesionin e ri, reformat e mëtejshme, punën në ekip”, shkruan kryeministri Rama.
 
Bashkangjitur, kryeministri Rama ka publikuar edhe një foto nga mbledhja e sotme, e cila filloi rreth orës 10:00 dhe përfundoi në 20:00.
Rama: S'ka ndryshime, ministrat hiqen në rast skandali
Edi Rrama, kryeministri i vendit, jep fund aludimeve të fundit se muaji shtator do të sjellë riformatim të qeverisë së tij. Kreu i Ekzekutivit e ka thënë prerë këtë përpara ministrave dhe deputetëve të PS, se nuk do të ketë ndryshime në qeveri dhe se një gjë e tillë do të ndodhë vetëm nëse dikush prej të besuarve të tij në Ekzekutiv, do të përfshihet në ndonjë skandal të mundshëm. Burime konfidenciale për “A1 Report” brenda mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste të zhvilluar në qytetin bregdetar të Durrësit, bëjnë me dije një fakt të tillë.

Kryeministri Edi Rama e ka mbledhur grupin e Partisë Socialiste vetëm një ditë para nisjes se sesionit të ri parlamentar. Në orën 10 të mëngjesit të së dielës deputetë e ministra kanë mbërritur në një prej hoteleve prestigjiozë të qytetit bregdetar për të marrë pjesë në këtë mbledhje, e cila ka zgjatur deri në orët e vona të pasdites.
 
Po sipas burimeve, kjo mbledhje ishte konceptuar e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë ka të bëjë me mbledhjen e grupit dhe diskutimet për seancën e së hënës, ndërsa pjesa e dytë ka patur diskutime të lira ku deputetët ngritën shqetësimet dhe problemet e tyre.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike, pritet të bojkotojë sërish seancën e nesërme parlamentare, edhe pse siç është bërë e ditur nga selia blu, vendimi do të jepet të nesërmen. 

Një ditë para seancës në Kuvend PS mbledh grupin parlamentar
Një ditë para nisjes se sesionit të ri parlamentar kryeministri Edi Rama në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste ka mbledhur grupin e deputeteve.
 
Durrësi ka qenë destinacioni i zgjedhur për të zhvilluar ketë mbledhje në të cilën sipas burimeve bëhet me dije se kryeministri Rama ka diskutuar me deputetët në lidhje me kryefjalën e këtij sesioni, reformën në drejtësi.

Po ashtu është diskutuar edhe mbi qëndrimin që do të mbahet në seancën hapëse të këtij sesioni, ku do të shqyrtohen dekretet e Presidentit Bujar Nishani për kthimin e Reformës Territoriale, Ligjit për Policinë e Shtetit dhe disa projektligje të tjera. Seanca parlamentare do të nisë të hënën në orën 17:00.


  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë