PS nis zyrtarisht fushatën, hap
faqen “Shqipëria Që Duam”

PS nis zyrtarisht fushatën, hap<br />faqen “Shqipëria Që Duam”
Pavarësisht zhvillimeve të fundit politike dhe këmbënguljes së Partisë Demokratike për të mos hyrë në zgjedhje, Partia Socialiste vijon përgatitjet për fushatën elektorale.

Në të gjithë Shqipërinë, të deleguarit e Kryesisë, deputetët, drejtues të PS në rrethe, strukturat e FRESSH dhe FGS, janë prej kohësh në terren. Aktualisht Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste është duke vijuar një tur takimesh me votuesit për herë të parë, në të gjitha qarqet e Shqipërisë.

Për të pasqyruar të gjithë veprimtarinë e strukturave, Partia Socialiste ka hapur faqen zyrtare ku do të transmetohen të gjitha materialet që lidhen me ecurinë e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit.

Gjithashtu faqja e internetit (ShqiperiaQeDuam.PS.al) mund të ndiqet edhe përmes rrjeteve sociale në Facebook (https://www.facebook.com/PerShqiperineQeDuam/) ose në Twitter (https://twitter.com/ShqiperiaQeDuam).

Kjo hapësirë e re komunikimi me mediat dhe votuesit, dedikuar vetëm aktiviteteve te fushatës zgjedhore, aplikohet për herë të parë.

Të gjitha takimet e vogla dhe ato të mëdha që do të zhvillohen në 12 qarqet e Shqipërisë pritet të pasqyrohen në to. Kandidatët për deputetë dhe drejtuesit e shtabeve politike do të kenë të pasqyruar aktivitetin e tyre elektoral me lajme, foto, video dhe transmetime televizive live nga facebook.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën