PS nuk çoi në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, PL dhe Berisha e quajnë puç kushtetues! Blushi: Prova e asgjësimit të Kuvendit dhe shtetit të së drejtës

Partia e Lirisë në një zë me Sali Berishën e kanë quajtur puc kushtetues abstenimin e deputetëve të PS-së në Kuvend për të mos lejuar dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

Pas Sali Berishës, të njëjtin qëndrin ka mbajtur dhe Partia e Lirisë.  Në një prononcim për median ditën e sotme Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi thotë se në këtë vend drejtësia është e kapur nga shteti, ndërsa theksoi se kjo është provë që tregon asgjësimin e Kuvendit.  

“Vendimi i Kuvendit për të hedhur poshtë për herë të tretë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Olta Xhaçkën është konfirmim i asgjësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të vetë Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, është prova e asgjësimit të Kuvendit dhe shtetit të së drejtës. Shkelja e dhunshme e Kushtetutës nga Edi Rama dhe deputetët bedelë të “Rilindjes” për të mbrojtur me çdo kusht interesat korruptive dhe mafioze të Olta Xhaçkës që prevaluan mbi autoritetin e Gjykatës Kushtetuese është konfirmimi se në Shqipëri mafia e ka tashmë shtetin e vet, përfshi edhe drejtësinë e kapur për fyti që po i garanton pandëshkueshmërinë, imunitetin politik dhe goditjen e kundërshtarëve politikë sipas agjendës dhe interesave elektorale të Kryeministrit. Ky puç shumë i rëndë kushtetues i ndërmarrë nga mafia qeveritare dhe i diktuar nga interesat e parave të pista të narkotrafikut dhe trafiqeve të çdo lloji, është akti final i rënies “de jure” dhe “de facto” të shtetit”, tha ai.

Çfarë deklaroi Sali Berisha

Kujtojmë se ditën e djeshme 13 shtator, Sali Berisha reagoi nga banesa e tij lidhur me vendimin e Kuvendit për të mos miratuar mocionin për papajtueshmëri mandati të deputetes Olta Xhaçka që e quajti një puç kushtetues.

“Kuvendi ka vendosur të kërkojë opinionin e Komisionit të Venecias këtë çështje. Thirrja ime për Komisionin e respektuar të Venecias është të hedhë poshtë me përçmim këtë përpjekje kurth për të justifikuar puçin konstitucional që Edi Rama dhe Komisioni Xhafaj realizun mbrëmë gjatë Gkjykatës Kushtetuese”, tha Berisha.

Votimi në kuvend

Ndryshe nga dy herët e para, socialistët zgjodhën pas mesnatës së të enjtes (13 shtator 2024) të abstenojnë në shumicë. Për herë të dytë, deputetët e PS nuk zbatuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dërgimin e mandatit të socialistes Olta Xhaçkës për verifikim. Pas një seance maratonë në Kuvend, 65 ligjvënës socialistë abstenuan, 9 votuan kundër dhe 25 deputetë të opozitës votuan pro.  Vetë deputetja Xhaçka nuk mori pjesë në votim edhe pse ishte e pranishme në sallë.

Reagimi i ndërkombëtarëve

Ndërkombëtarët kanë reaguar ashpër pas votimit të maxhorancës socialiste që për herë të tretë pengojnë kalimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të ish Ministres së Jashtme, deputetes socialiste Olta Xhaçka. Delegacioni i Bashkimit Evropian në vendin tonë përmes një reagimi zyrtar e konsideroi hap të gabuar nga ana e mazhorancës. Shqetësimin për mos zbatimin e vendimit të gjykatës më të lartë në vend e shprehu edhe nga ambasada amerikane përmes një deklarate zyrtare të shpërndarë në rrjetet sociale.

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit