TIRANË – Socialistët kanë reaguar pas konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Europian se duhet të kapërcehet ngërci politik. Në një deklaratë shpërndarë nga zyra e shypit e selisë rozë thuhet se, PS gjykon se konkluzionet e Këshillit të BE-së për Shqipërinë janë një kuadër i plotë dhe kuptimplotë mbi defiçitin demokratik e institucional të vendit tonë. Sipas kësaj deklarate, konkluzione tregojnë qartë se çfarë e ka lënë Shqipërinë mbrapa të gjithëve në rrugën e integrimit dhe çfarë duhet të bëjë pa humbur kohë Shqipëria, për të mos rihumbur për të tretën herë statusin e kandidatit për Bashkimin Europian.
“Duke gjykuar me shumë shqetësim qasjen vetëshfajësuese të palës tjetër ndërkohë që përgjegjësia madhore për dy dështime rradhazi me statusin është qartësisht e qeverisë, Partia Socialiste nënvizon vullnetin e palëkundur të saj për të bërë gjithshka i takon që një dështim i tretë të shmanget”, përfundon qëndrimi zyrtar i Partisë Socialiste, shpërndarë mediave sot në mbrëmje.