TIRANE - Partia Socialiste ka akuzuar opozitën se po përhap pasiguri me fakte të paqena. Në një dalje për shtyp, deputetja e kësaj partie, Blerina Gjylameti, tha se ish-qeveria e la vendin me 1 milionë të papunë ndërsa mazhoranca e sotme e ka përmirësuar sipas saj gjendjen aktuale të vendit.
“Opozita ka ende shumë për të reflektuar mbi ku e la Shqipërinë pas 8 vjet qeverisje. Ku e la ekonominë qeveria e mëparshme dhe si e zhyti biznesin në borxhe të pafundme. Si i krijoi ish-qeveria më shumë se 1 milionë të papunë dhe si e ktheu korrupsionin në sistem. Lista në fakt është shumë e gjatë, por ne sot në mazhorancë na takon të flasim për të ardhmen. Për taksimin e ndershëm që rriti te ardhurat për 97% të të punësuarve. Për biznesin e vogël që sot paguan më pak taksa. Për biznesin e madh që sot përfiton nga shlyerja e të gjitha borxheve të qeverise së kaluar. Ndërkohë, opozita është bërë zëdhënëse e pasigurisë. Flet për fakte të paqena, njësoj siç pretendonte se çmimet do rriteshin kur në fakt asgjë nuk ndryshoi. Dhanë alarmin për çmimin e naftës dhe benzinës, po ku jemi sot? Nafta dhe benzina jo vetëm nuk u shtrenjtuan, por çmimi është ulur.” tha deputetja Gjylameti
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com