TIRANE - Partia Socialiste, përmes një dalje për shtyp, ka vijuar të ironizojë me thirrjen për protestë të PD të premten e 23 majit përpara kryeministrisë. Në fjalën e saj, deputetja e PS Ermonela Felaj, u shpreh se opozita po i bën thirrje qytetarëve të protestojnë krah trafikantëve dhe atyre sipas saj që rrënuan vendin gjatë këtyre 8 viteteve.
Ajo u shpreh se opozita po shpif ndaj punës së qeverisë.
“Qytetarë dilni të premten në protestë, në krah të atyre që ikën duke lënë pas një mal me borxhe dhe që rrënuan jo vetëm ekonominë e vendit, por dhe ekonominë e secilës prej familjeve tuaja. Dilni të protestoni kundër Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po e mbështesin fort qeverinë shqiptare si kurrë më parë në hapat e saj për rimëkëmbjen e ekonomisë. Dilni në protestë në krah të atyre që për 8 vjet rresht ju gënjyen për t’ju legalizuar shtëpitë, dhe tani janë në ankth pse qeveria shqiptare po mban premtimin për legalizime falas. Bashkohuni në protestë me ata që në 8 vjet qeverisje i kthyen trafiqet e kontrabandën në një industri që zhvillohej me bekimin e qeverisë dhe që sot janë në panik prej vullnetit dhe hapave të qeverisë për luftë të vazhdueshme kundër këtyre aktiviteteve kriminale. Dilni në protestën e atyre që janë në ankth për luftën që qeveria shqiptare i ka shpallur monopoleve, luftë e cila sigurisht i frikëson jo pak pushtetarët e djeshëm që përfitonin nga këto monopole. Qytetarë dilni në protestë, në krah të atyre që u morën jetën e 26 shqiptarëve në Gërdec e që në 21 janar vranë qytetarë të pafajshëm në mes të bulevardit. Të premten, mos i lini vetëm punonjësit e Bashkisë së Tiranës e ndonjë bashkie tjetër të djathtë. Mos i lini vetëm punëtoret e pastrim gjelbërimit, që kërcënohen me bukën e gojës në rast mospjesëmarrjeje. Për opozitën zgjidhja e vetme ka mbetur balta dhe shpifja. Për ne rruga e vetme është lufta kundër krimit dhe korrupsionit.” tha deputetja Felaj
/Shqiptarja.com