TIRANË - Partia Socialiste dorëzoi sot pasdite një kërkesë ankimore në Kolegjin Zgjedhor ku kërkon të shpallë të pavlefshëm rinumërimin e votave në qarqet Lezhë dhe Shkodër.
Kërkesa në Kolegj u dorëzua nga përfaqësuesi i PS, Koli Bele. Në kërkesë është kërkuar ndërprerje e procesit të rinumërimit të votave të cilën
KQZ e nisi sot, ndërkohë që procesi i numërimit deri tani i 54 kutive vërteton se nuk ka ndryshim rezultati.
Sipas gazetares së "A1 Report", Joniada Koçi nga burime të brendshme brenda PS-së mësohet se Kolegji do ta marrë në shqyrtim kërkesën ditën e hënë.
Partia Socialiste e Shqiperise nepermjet kerkeses ankimore nr 41, mbeshtetur te 23 pika 1 te Kodit Zgjedhor, ka kerkuar
CFARE KERKON PS1.Kundërshtimi i Vendimit të KQZ/KZAZ :Vendimin nr 701 date 10/07/2013, shpalli rezultatin e votimit per Zonen Zgjedhore Qarku Lezhe per Zgjedhjet per Kuvendin 2013.
Kundershtim te Vendimit te KZAZ nr. 15 per miratimin e tabeles permbledhese.
2. Kërkesë për shpalljen e pavleshme të zgjedhjeve në:QV nr. 0907, QV nr. 0910/1, Qv nr. 0856, Qv. nr. 0856/1, QV nr. 0857, Qv nr. 0857/1, te ZAZ nr. 15. Njësine Zgjedhore Qarku Lezhe.
SOT U RIHAPEN KUTITE E 2 KZAZ-ve TE LEZHESKomioni Qendror i Zgjedhjeve prej orës 10:00 të paradites së sotme nisi procesin e rinumërimit të votave, për qarkun e Lezhës.
Hapja e kutive nisi pas vendimit të djeshëm të KQZ-së për hapjen e të gjithë kutive dhe rinumërim të votave në qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës. Tetë grupe numërimi me nga dy persona punojnë me hapjen e kutive. Sot gjithsej u rinumëruan 121 kuti votimi nga 248 që i përkasin Qarkut të Lezhës.Partia Socialiste ka paralajmëruar që dje nëpërmjet përfaqësuesit tjetërtë PS, avokatit Eridian Salianji në studion e “A1 Report” se KQZ po kryen vepër penale, është kriminele e zgjedhjeve.
“PS do mendohet për hapat e tjera që do ndërmarrë për shkeljet ligjore për rinumërimin, ndërkohë që KQZ nuk ka kuorumin e nevojshëm për të bërë shqyrtime të tilla, ndërkohë që kjo vonon procesin dhe mbjell pasiguri”.
Salianji ka qetësuar publikun, se nuk do të ketë ndryshim mandatesh në Lezhë dhe Shkodër.
Padia e PS në Kolegjin Zgjedhor ndaj KQZ
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57%
-
Jo
40.4%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5211
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40