PS: Pagesa në muaj brenda 
grupit Cez shkon në 375 mijë €

PS: Pagesa në muaj brenda  <br />grupit Cez shkon në 375 mijë €
TIRANE – Partia Socliastise akuzon kompaninë çeke energjetike Cez-Shpërndarje se ka shkaktuar dëme në buxhetin e shtetit pasi i ka paguar menaxherët brenda kësaj kompanie sipas saj, “me shifra marramendëse”.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, deputeti i Partisë Socialiste Arben Ahmetaj tha nga selia rozë se pagesa në muaj e Cez Shpërndarje brenda këtij grupi shkon deri në 375 mijë euro.

“Duhet t’i tërheq vëmendjen publikut për shumat marramendëse që menaxherët e CEZ i kanë vetes si pagesa, ndërkohë që kompania ka dështuar, ndërkohë që kompania në zinxhirin elektroenergjitik ka shkaktuar dhe vazhdon të shkaktojë dëme deri tek buxheti shtetit.

Shikojeni këtë shifër, menaxheri kryesor mer 66 mijë euro në muaj dhe një menaxher i nivelit teknik merr 27 mijë euro në muaj. Pagesa në muaj e këtij grupi shkon 375 mijë euro.”, tha deputeti socialist.

Partia Socialiste prej javësh ka denoncuar abuzimet, që kompania energjetike Cez Shpërndarje ka bërë sipas saj, jo vetëm ndaj konsumatorit, pork a prekur gjithashtu edhe buxhetin e shtetit, duke krijuar borxh ndaj tij.

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?