PS dhe PD festojnë bashkë 73-vjetorin e Çlirimit të Librazhdit nga pushtuesit nazi-fashistë. 

Drejtuesve lokalë të PS, ku mori pjesë dhe deputeti i zonës e njëherazi kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i janë bashkuar edhe përfaqësues të Partisë Demokratike si kryetari i degës Bujar Vreto dhe funksionarë të tjerë të selisë blu.

Deputeti Balla e ka quajtur këtë si shembull që duhet të ndiqet nga e gjithë politika shqiptare e cila duhet të dijë të bëhet bashkë pavarësisht ndasive ideologjike. Mesazhi i kreut të grupit parlamentar socialist ka qenë që demokratë e socialistë të festojnë bashkë edhe 28-29 nëntorin. "Sot ne në Librazhd dhamë një shembull shumë të mirë për të gjithë politikën shqiptare. Bashkë me Kryetarin e Bashkisë Librazhd, kryetarin e PD Librazhd dhe të gjithë forcat e tjera politike, ne jemi të gjithë bashkë për të festuar këtë ditë kaq të rëndësishme të historisë së rrethit tonë. Dhe kështu do të jemi së bashku edhe në 28 dhe 29 Nëntor, sepse këto janë ditë të shënuara në historinë e një kombi që lirinë e ka fituar me forcat e veta”- shkruan Balla në Facebook. 

Festimeve u janë bashkuar edhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it. Në ditën e çlirimit të qytetit të Librazhdit, është inauguruar dhe rruga e Çermenikës, e cila është një aks i rëndësishëm që u shërben fshatrave  dhe prej shumë kohësh ishte një kërkesë nga banorët që do t’u shërbejë në shkurtimin e distancës mes qendrës dhe periferisë së qytetit.

Statusi i plotë i Taulant Ballës në rrjetin social Facebook:

Në ditën e Çlirimit të Librazhdit u zgjodh jo pa qëllim të inaugurohej edhe rruga e Çermenikës, një aks i rëndësishëm që u shërben disa fshatrave dhe prej shumë kohësh ishte kërkuar nga banorët e kësaj zone

Në 73 vjetorin e Çlirimit të Librazhdit, bashkë me Partinë Socialiste Librazhdit, Organizatën e Veteranëve të LANÇ-it, vendosën t’i bashkohen festimeve edhe drejtuesit e PD dhe forcave të tjera politike, duke u bërë të gjithë bashkë për të kujtuar një datë historike siç është 10 Nëntori.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare është inspirim për brezat e rinj dhe të gjithë duhet të vendosim interesin kombëtar përpara interesave dhe konjukturave politike.

“Sot ne në Librazhd dhamë një shembull shumë të mirë për të gjithë politikën shqiptare. Bashkë me Kryetarin e Bashkisë Librazhd, kryetarin e PD Librazhd dhe të gjithë forcat e tjera politike, ne jemi të gjithë bashkë për të festuar këtë ditë kaq të rëndësishme të historisë së rrethit tonë. Dhe kështu do të jemi së bashku edhe në 28 dhe 29 Nëntor, sepse këto janë ditë të shënuara në historinë e një kombi që lirinë e ka fituar me forcat e veta.

Në ditën e Çlirimit të Librazhdit u zgjodh jo pa qëllim të inaugurohej edhe rruga e Çermenikës, një aks i rëndësishëm që u shërben disa fshatrave dhe prej shumë kohësh ishte kërkuar nga banorët e kësaj zone.

“Doja domosdoshmërisht që këtë rrugë ta inauguronim ditën e Çlirimit të Librazhdit e jo pa qëllim sepse ndër të gjitha krahinat e njësitë e Librazhdit, Çermenika ka një meritë të pakontestueshme në kontributin që ka dhënë në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare”. Ndërsa Kryetari i Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra tha se rruga e Çermenikës ishte një investim i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, por terreni i vështirë i Librazhdit kërkon ende shumë investime sidomos përsa i përket infrastrukturës.

[gallery]24626[/gallery]

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com