PS-PD, konsensus për
ligjin e hipotekimeve

PS-PD, konsensus për <br />ligjin e hipotekimeve
TIRANE - Të gjitha nenet e projektligjit të ri për regjistrimin e pronave të paluajtshme kanë marrë OK e deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në komisionin e Ligjeve. Kjo i hap rrugë hipotekimit të mijëra apartamenteve që kanë mbetur pa u regjistruar në pallate problematike.

Ligji i ri, i cili parashikon hipotekimin e ndërtesave “që në gropë”, duke mos lejuar më krijimin e situatave problematike, që po përjetojnë aktualisht mijëra familje, ka marrë dje “bekimin” e të gjithë anëtarëve të komisionit parlamentar të Ligjeve. Të 79 nenet kanë kaluar me një shpejtësi “rrufe” në shqyrtim të deputetëve, në mungesë të debateve, duke qenë se të dy palët ishin shprehur prej kohësh në favor të zgjidhjes së problemit të qytetarëve, të cilët kishin paguar paratë për apartamentet e tyre, kryesisht në Tiranë, por nuk munda ta regjistronin pronën e tyre për faj të ndërtuesit, i cili kishte kryer shkelje administrative. Këto shkelje përfshijnë mosrespektim të lejes së ndërtimit, ndryshim destinacionim të ndërtesës, etj.

Ligji mund të miratohej edhe vetëm me votat e mazhorancës, pasi nuk bën pjesë në paketën e akteve që kërkojnë 3/5 e votave në Kuvend. Por opozita e pa me vend që, pasi u dëgjua edhe mendimi i grupeve të interesit, të jepte dritën jeshile për një draft në interes të qytetarëve.

(gk/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai