TIRANE - Emrat e kandidatëve për deputetë të dy partive më të mëdha politike, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike kanë nisur të konturohen, madje dhe sipas renditjes. Gjë që pritet të marrë formën përfundimtare ditët e ardhshme dhe ku Edi Rama, kreu i PS me sa duket është më i avancuar në lidhje me bërjen publike të kandidatëve për deputetë, teksa ka prezantuar deri më tani dy kandidatë potencialë, atë të gazetarit të njohur Alfred Peza në Peqin dhe biznesmenit kavajas Parid Cara. Ndërkohë që kreu i PD, Berisha përpos gjysmëzërit për garantimin e grupit aktual parlamentar, por dhe mosmohimit të kandidimit të ish-kryetarit të PD Eduard Selami në Elbasan, nuk ka lënë për të kuptuar se ka ndërmend të bëjë publike listën e kandidatëve dhe për pak kohë.
Dy partitë e mëdha janë munduar të ruajnë të njëjtat kuota përfaqësimi me deputetët aktualë nëpër qarqet e vendit, por që janë prishur diku në mënyrë publike, diku në mënyrë të padukshme këto balanca sipas qarqeve.
Kështu, PS ka vendosur tashmë që listën e kandidatëve në qarkun e Kukësit ta kryesojë prokurori Vexhi Muçmataj që pret firmën e Nishanit për të lënë detyrën, i pasuar nga Ram Hoxha për Tropojën por dhe Ilir Zela. Ndërsa risi është futja në listën e Tiranës të gazetarit Marin Mema, por dhe sjellja në Tiranë e Olta Xhaçkës dhe Arben Malajt, rikthimi i Ulqinit, ndërsa kalimi i Veliajt në Korçë, futja e Ziçishtit po në Korçë, Ahmetajt në Gjirokastër, e Finos e Shalsit në Elbasan, e Kodhelit e Gjermenit në Durrës por dhe vendi në listat e Vlorës e Sollakut, në Fier të Celibashit dhe Fatos Klosit, në Shkodër të Bazhdarit, në Dibër të Canit.
Pra një grumbull risish, ndërkohë që janë ende vende bosh pa u plotësuar si në qarkun e Lezhës, atë të Dibrës, qarkun e Fierit etj, që pritet të plotësohen në të ardhmen. Nga ana e tij dhe Berisha mësohet se do të prezantojë risi të forta. Kështu, në Tiranë ka futur shumë zv.ministra si Ristanin, Bozdon dhe Bimon, ndërkohë që prefekti Kruja dhe kreu i njësisë bashkiake 8 Tafaj janë emrat e rinj publikë. Ndryshimet më të mëdha kanë ndodhur në qarkun e Durrësit ku janë afruar gazetari Hoxha dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Lezhja, në Elbasan ish-kreu i PD Selami, gazetari Balliu por dhe elementë të tjerë, kurse në Korçë është ngjitur Guxholli, në Fier shkon zv.ministri Rrusho, në Vlorë këshilltarët Hysi e Milo, ndërsa në qarkun e Dibrës janë bërë ndryshime të thella.
Ashtu sikurse Rama edhe Berisha ka lënë shumë vende bosh, në përpjekje për të gjetur vendin e duhur për të gjithë ata që mendojnë se mund të sjellin vota për kampet respektive. Por nuk përjashtohet mundësia e hatërmbetjeve nga të dyja kampet politike përsa i përket përzgjedhjes së kandidatëve ndërsa Rama ka filluar më përpara të zgjidhë këtë problem, përmes marrëveshjeve nominale me kandidatët “zemërthyer”. Megjithatë, ka shumë kohë dhe jo gjithçka është përfundimtare.
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.1%
-
Jo
80.1%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 437
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të filluar zyrtarisht transferimin e pushtetit
27 Nëntor, 07:13
-
Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë
26 Nëntor, 22:57
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38