TIRANË - Partia Socialiste kërkon që PD-ja në opozitë të kthehet në realitet dhe të mos kalojë ditë të turbullta me avionë imagjinarë.
Gjatë një konference për median, deputetja socialiste Olta Xhaçka deklaroi se, “opozita po kalon ditë të turbullta me avionë imagjinarë që ulen nëpër rrugët e vendit, me naftën që rritet e bllokon lëvizjen e makinave, me ilaçet që shtrenjtohen përditë dhe me gjithfarë fantazish që po gajasin dynjanë”.
Sipas PS-së, “nuk është aspak për të qeshur sepse një opozitë e turbulluar kaq keq, është një problem i madh për shoqërinë”.
“Shqipërisë nuk i duhet vetëm një Qeveri e përgjegjshme si kjo që kemi, por edhe një opozitë e përgjegjshme që fatkeqësisht po na mungon gjatë”, deklaroi Xhaçka.
Sipas deputetes socialiste, “Ne urojmë dhe shpresojmë me gjithë zemër që Partia Demokratike të bëjë një orë e më parë atë që populli shqiptar bëri në 23 qershor dhe të çlirohet nga pengmarrësit e saj”.
“Sepse një Parti Demokratike e çliruar prej të shkuarës është garancia që i mungon sot në opozitë Shqipërisë”, përfundoi deklaratën e saj, deputetja e PS-së, Olta Xhaçka.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com