PS-PDIU, ende në dilemë për
zyrtarizimin e bashkimit në koalicion

PS-PDIU, ende në dilemë për<br />zyrtarizimin e bashkimit në koalicion
TIRANE - Supozimet për krijimin e një koalicioni të mundshëm PS-PDIU nuk kanë marrë një përgjigje zyrtare nga Rama e Idrizi. Në festën e Kurban Bajramit, dy drejtuesit e këtyre forcave për politikë nuk kanë pëlqyer të flasin për pazare politike duke u përqendruar vetëm në urimet që kanë bërë për besimtarët myslimanë.

Kryeministri Rama u shpreh se nuk është nga ata politikanë që u pëlqen të flasin te dera e xhamisë, ndërkohë që Idrizi veç urimeve për besimtarët nuk nguroi të bënte as ironi për një koalicion të mundshëm me PS. Idrizi duke përdorur simbolin e festës “kurbanin”, theksoi për gazetarët se në një ditë si ajo e djeshmja nuk kishte nevojë për përmendjen e kurbaneve të tjerë.

“Kjo festë është një shumë e madhe e mijëravjeçare. Vjen nga historia e hazretit Ibrahim, që sakrificën të cilën po bënte ai e shtriu mbi të dhe gjithë njerëzimin. Dhe besoj se nuk është vendi që ne të përmendim “kurbanë” të tjerë”, deklaroi Idrizi.

Ditët e fundit është diskutuar shumë për një marrëveshje paraprake për një koalicion qeveritar mes kreut të PS-së Rama dhe atij të PDIU-së Shpëtim Idrizi. Ndonëse në media, kreu i partisë së çamëve ka theksuar se do të vijoj të jetë në opozitë vendimi për të kundërshtuar vendimin politik të opozitës për reformën territoriale krisi edhe marrëdhëniet me Partinë Demokratike.

Shpëtim Idrizi iu bashkua Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale në fund të punimeve të tij, megjithatë gjatë votimit në parlament bashkë me 4 deputetët e tjerë të PDIU-së votoi pro hartës së re territoriale.
 
Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com (prin)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën