PS,Pendavinji:Lul,mos u sill
me himnin tonë si holandez 

PS,Pendavinji:Lul,mos u sill<br />me himnin tonë si holandez 
Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Korçës, Ilir Pendavinji ka reaguar ndaj protestës së Partisë Demokratike e cila bllokoi sot për një orë disa akse kryesore rrugore. 

Duke specifikuar se protesta nuk përcillte ndonjë problem të qytetarëve por vetëm hallin e Bashës për pushtet, Pendavinji ironizon Bashën për mënyrën se si e këndoi himnin kombëtar duke qeshur. 

Deputeti socialist i kujton Bashës himnin holandez, shtetësisë së dytë të liderit të opozitës, duke i thënë se nuk mund të përdhosë identitetin tonë kombëtar. 

Ja reagimi i plotë i Ilir Pendavinjit: 
A kërkuan protestuesit e sotëm ndonjë gjë për qytetarët? Jo. Kërkuan vetëm pushtet në tavolinë për Lulzim Bashën. 
Kjo nuk ishte protestë qytetare, ishte një dhunë militanteske ndaj normalitetit të vendit. 
A e merituan shqiptarët e tjerë, që nuk jetojnë për partitë, por për vete dhe familjet e tyre, të paralizoheshin në akset e vendit për më shumë se 1 orë, sa të shijonte Luli uljen këmbëkryq në asfalt me një buzëqeshje tallëse për ta?
Jo, nuk e merituan. Shqiptarët meritojnë Shtet, Punë, Mirëqenie. 
P.S. Lul, nuk dimë se si sillesh kur këndon himnin holandez, por të paktën, kur këndon Himnin Kombëtar Shqiptar, ji më serioz! 
Mos jua përdhos shqiptarëve identitetin kombëtar!

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkuan të merrnin 148 kg kokainë në portin e Livornos, zbulohen emrat e 3 'korrierëve' shqiptarë! Droga nga Ekuadori ishte fshehur në kontejner me banane

Shkuan të merrnin 148 kg kokainë në portin e Livornos, zbulohen emrat e 3 'korrierëve' shqiptarë! Droga nga Ekuadori ishte fshehur në kontejner me banane