TIRANE- Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2015, duke filluar të selektojë emrat e parë të kandidatëve në rrethe. Strukturat e forcës kryesore politike në qeveri, janë vënë për herë të parë në lëvizje nga kryesia pas fitores në zgjedhjet e 23 qershorit. Sipas udhëzimeve të dhëna në takimet e zhvilluara me deputetët e grupit të Punës për zgjedhjet vendore, strukturat e PS-së në rrethe janë angazhuar të selektojnë emrat e mundshëm që do t’i propozohen kryetarit Rama për zgjedhjet vendore të vitit 2015.
/Shqiptarja.com











