PS propozon pr.ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, Balla: Të isha në opozitë do ngrija dy kartonë, jo një

Ministri i shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla iu përgjigj akuzave të opozitës pas një pr.ligji të propozuar nga ligjvënësit socialistë për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje kryesisht në zonat rurale. Balla tha se po të ishte në opozitë do ngrinte dy kartonë dhe jo një, pasi është një pr.ligj që lidhet drejtpërsëdrejti me qytetarët.

"Deputetë të PS, do ftoja edhe deputetë të PD që ta përmirësojnë draftin që do zhvillohet në Komisione. Ajo që po thotë kryetarja e Kuvendit, është që në fund të seancës pasi të shpërndahet tek të gjithë deputetët drafti i propozuar, se e ka të përcaktuar rregullorja si bëhet. Njohja me draftin bëhet në Komisione. Kur të shkoni në Komisione, ju e doni para dhe do ta merrni para. S’ka asnjë shkelje të rregullores. Ju jeni kundër kësaj nisme, do shpreheni pas dy javësh, por sa i përket procedurës është shumë e qartë. Unë të isha në opozitë do ngrija dy kartonë jo një, se në fund të fundit kjo është diçka që lidhet me qytetarët", tha Balla. 


Lajmi kryesor:

PS propozon falje gjobash për ndërtimet pa leje në zonat rurale, Opozita bllokon foltoren, tensione në kuvend! Bardhi: Gënjeni! Manja: Kemi votat, e kalojmë këtë muaj


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Tedi Blushi: Borxhi publik u dyfishua që nga 2013, Rama e çoi në 5694 euro për banor! S’po i shërben qytetarëve, por po vjedh me PPP dhe ‘rrugë të florinjta’

Tedi Blushi: Borxhi publik u dyfishua që nga 2013, Rama e çoi në 5694 euro për banor! S’po i shërben qytetarëve, por po vjedh me PPP dhe ‘rrugë të florinjta’